Zvicra rreshtohet më tej me BE-në në sanksionet kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Qeveria e Bernës ka zgjeruar sot listën e personave të sanksionuar. Mbi 200 njerëz dhe organizata ruse i janë shtuar listës, e cila tani është identike me atë të Bashkimit Evropian. Për më tepër, ekzekutivi zviceran ka miratuar plotësisht sanksionet evropiane kundër Bjellorusisë. Zgjerimi i listës u miratua sot nga ministri i Ekonomisë, Guy Parmelin. U shtuan 197 individë dhe nëntë organizata financiare.
Lajmi kryesor:
Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme









