Zvicra mund të vazhdojë të mos ua paguajë pensionet e moshës dhe ato të invaliditetit kosovarëve që kthehen të jetojnë në Kosovë. Këtë qëndrim e ka publikuar sot Gjykata Federale, si instanca më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës, për këtë problematikë që po zvarritet prej 3 vjetësh.
Siç është shkruar tashmë shumë herë, të gjithë kosovarët të cilëve u është ndarë pensioni i moshës ose i invaliditetit nga 1 prilli i vitit 2010 e tutje, atë nuk mund ta shfrytëzojnë nëse kanë vendosur të jetojnë në Kosovë.
Por ata kanë të drejtë që në rast të kthimit të përhershëm në Kosovë të tërheqin përnjëherë të gjitha kontributet që kane paguar për pensionet në fjalë. Ndërprerja e pagesës së pensioneve ishte anulim i njëanshëm nga ana zvicerane, i marrëveshjes për sigurimet sociale mes Zvicrës dhe ish-Jugosllavisë nga viti 1962.
Si shkas shërbyen dyshimet për keqpërdorime nga ana e pensionistëve kosovarë, disa raportime për kërcënime të detektivëve socialë të dërguar nga Zvicra në Kosovë dhe mungesa e sigurisë sa i përket regjistrit civil në Kosovë.
Ndërsa në vendimin e saj Gjykata Federale ka shkruar veç tjerash se “Kosova është shtet i pavarur dhe për këtë arsye marrëveshja për sigurimet sociale e vitit 1962 me Jugosllavinë bëhet e pavlefshme, transmeton “albinfo”.
Për këtë arsye, shtetasit e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë nuk mund të mbajnë automatikisht edhe shtetësinë e Serbisë krahas asaj kosovare. Gjykata Administrative Federale e Zvicrës (një shkallë më poshtë se Gjykata Federale), bazuar në ankesat individuale të disa pensionistëve kosovarë, pati marrë vendim në favor të tyre. Gjykatë Federale Zyra Federale për Sigurime Sociale u ankua për këtë vendim. Ankesa e saj nuk u morr në shqyrtim fillimisht, për arsye procedurale.
Marrë nga Shekulli
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com