Zvicra shtrëngon masat COVID, kushtet e reja për të udhëtuar

Zvicra shtrëngon masat COVID, kushtet e reja për të udhëtuar

Foto ilustruese

Rregullat anti-COVID për tu futur në territorin e Zvicrës kanë ndryshuar. Qeveria zvicerane ka marrë masa të reja shtrënguese, ku tashmë udhëtarët nuk do të lejohen me tampon negativ,  por duhet të jenë të vaksinuar plotësisht me një nga vaksinat e miratuar nga EMA.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Përveç vaksinës Pfizer dhe Moderna që po aplikohet në Zvicër, do të njihen edhe vaksinat e tjera të miratuar nga EMA dhe OBSH, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson. Ndërkohë përveç certifikatës së vaksinimit online, qytetarët shqiptarë duhet të plotësojnë edhe këtë formular: https://swissplf.admin.ch/formular.

Njoftimi i plotë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi masat e reja të vendosura nga qeveria zvicerane për hyrjet në këtë shtet. Do të lejohen të hyjnë në territorin zviceran vetëm ata që janë vaksinuar plotësisht me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve (EMA).

Përveç çertifikatës së vaksinimit Covid-19 lëshuar nga autoritetet shqiptare, udhëtarët duhet të plotësojnë edhe formularin për hyrje në Zvicër, të cilin e gjeni në linkun e mëposhtëm: https://swissplf.admin.ch/formular

Autoritet zvicerane njohin si të vlefshme vaksinimin me Pfizer/Biontech dhe Moderna, të cilat aplikohen aktualisht në Zvicër, si dhe ato të çertifikuara të njohura nga EMA dhe OBSH.

Të gjithë personat që janë vaksinuar jashtë Zvicrës me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve (EMA) dhe OBSH dhe janë rezidentë në Zvicër, ose që hyjnë në Zvicër për qëndrim afatshkurtër, mund të aplikojnë për certifikatë zvicerane Covid.

Aktualisht vetëm certifikatat e vendeve që aplikojnë sistemin digjital të certifikatës Covid të BE-së janë në përputhje me sistemin zviceran. Këtu përfshihet dhe Shqipëria .

 Nga këto rregulla përjashtohen vetëm rastet e konsideruara si udhëtime të domosdoshme.

 Për më shumë informacion, klikoni në faqet zyrtare të: ????

 Sekretariati i Shtetit për Migracion i Zvicrës (SEM):

https://www.sem.admin.ch/…/faq-einreiseverweigerung…

Zyra Federale E Shëndetit Publik (FOHP):

https://www.bag.admin.ch/…/quarantaene-einreisende.html

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar