ZVICER- Zvicra njoftoi sot se kishte vënë sanksione ndaj grupit islamik ”Boko Haram” që ka marrë përsipër përgjegjësinë e rrëmbimit në mes të prillit të më shumë se 200 liceisteve në verilindje të Nigerisë. Grupimi islamik, emri i të cilit do të thotë “edukimi perëndimor është një mëkat” është tashmë objekt i sanksioneve që godasin al-Kaedën dhe bashkëpunëtorët e saj. N
dërkohë edhe BE-ja e ka shtuar këtë grup në listën e saj të sanksioneve. Të gjithë personat apo grupimet që i ofrojnë ”Boko Haram”-it dhe Frontit Al-Nosra mbështetje financiare apo materiale, natyrisht në formën e armëve apo të rekrutëve të rinj, bëhen objekt i sanksioneve.
”Boko Haram” është përgjegjës i një sërë sulmesh të përgjakshme në veri të Nigerisë dhe të rrëmbimit të më shumë se 200 liceisteve në Chibok.
Marrë nga "Express"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com