Zv.kryeministri i Malit të Zi: Po kërcënohem nga njerëz të rrezikshëm, të cilëve u kemi prishur rehatinë

Zv.kryeministri i Malit të Zi: Po kërcënohem nga njerëz të rrezikshëm, të cilëve u kemi prishur rehatinë

Dritan Abazoviç

Zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç thotë se po kërcënohet nga persona të cilët, sipas tij janë shumë të rrezikshëm dhe që kanë rrjet në mbarë botën.

Abazoviç e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste për të përditshmen Nova.rs, dhe tha se këto njerëz kanë qindra milionë euro, shëtisin të armatosur dhe qendrojnë pas vrasjeve të shumta për të cilat akuzohen. Politikani shqiptar tha se po kërcenohet pasi u ka prishur qetësinë.

Nga ana tjetër, Abazoviq nuk ka dashur asnjëherë të komentojë shumë këto kërcënime, duke thënë se nuk dëshiron të luajë rolin e viktimës.

“Nuk dua që të bie shumë në sy. Njerëzit shpesh, për shkak të disa tekave të tyre politike dhe paturpësisë politike, bëjnë një aferë prej saj. Kjo është jashtëzakonisht e shëmtuar. Nuk jam ndjerë kurrë si viktimë, këtë e kam zgjidhur vetëm dhe çdo gjë është bërë me vullnetin tim. Nuk dua ta ngarkoj publikun me kërcënime, presione, të cilat i marr çdo ditë. Kjo është puna më e vështirë që mund të bëjë dikush, e cila i shqetëson më shumë njerëzit”, nënvizoi politikani shqiptar.

“Këta janë njerëz që kanë qindra milionë euro, që shëtisin të armatosur, të cilët qëndrojnë pas vrasjeve të shumta apo akuzohen për to. Ata kanë një rrjet në të gjithë botën. Këtyre njerëzve ua kemi prishur rehatinë”, tha ai.

Abazoviç ka pohuar muaj më parë se nuk do të ndalet së luftuari krimin e organizuar dhe korrupsionin në shtetin malazez.

Pas arrestimit të njërit prej anëtarëve më të shquar të klanit të Kavaçit, Slobodan Kasçelan, kreut të URA-s dhe zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, iu shtuan forcat e sigurisë me arsyetimin se u rrezikohej jeta.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 07/01/2022 09:27

    Jo or mjeran i shitur!Nuk ke prishur rehati ti askujt,pervec keqesim pozite te shqiptarve,dhe ke forcuar komoditetin serbe e rus ne kete hapesire shqitare.Po kjo ishte e pritur dhe e ditur,qe kur te emeruan ty gjeja Zv.Kryeminister te shtetit tash serbomalazez.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë