Zv.kryeministri: Kemi gati paketën e energjisë për në vjeshtë! Komenti për Berishën: E ke humbur të drejtën të flasësh në parlament

 

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj foli në Kuvend për Sali Berishën duke thënë se shpik pa fund por në të vërtetë ka vrarë më shumë se pandemia. Për këtë solli në vëmendje vitin 1994 duke thënë se u thye embargo dhe Serbia u furnizua me naftë. Ndër të tjera tha se Berisha e ka humbur të drejtën që të jetë e të flasë në parlament.

“Rezultati i reformës është që sot besimi te sistemi është më i madhe sesa ka qenë dhe cilësia më e lartë. Punë në atë reformë ka ardhur duke u përmirësuar. Vini tani e shpikni e shpikni pafund, se propaganda e arrin baltën e vetë por faktet janë fakte. Vjen flet ai që ka vrarë më shumë se pandemia. Që nga Gërdeci, që nga 97’. Mbajtësi i vulës së thyerjes së embargos në ’94 vjen flet për pandemi e drejtësi. Ai e ka mundur pandeminë me vdekjet dhe prape guxon vjen këtu. Dhe ndonjëri nga këta, dikush e përqesh këtu nën buzë dhe ndonjëri e duartroket. E ka humbur të drejtën ai njeri të vijë këtu në Parlament e jo më të flasë”, tha Ahmetaj.

Ndër të tjera u ndal tek çmimi i energjisë duke thënë se janë një paketë është gati për në vjeshtë si dhe tregoi se sa shumë kursejnë qytetarët falë subvencionit nga qeveria.

"Janë 3 paketa. Një paketë është gati për në vjeshtë. Shumë kush e neglizhon, mos harroni që shumë kush nga ju ka informacion se çfarë ndodh në Europë. Një qytetar harxhon 128 KW, një nga ata që harxhon më pak dhe paguan afërsisht 1600 lekë në muaj. 452 euro mgw është çmimi në treg, qytetari duhet të paguante 8-fish më shumë. 117 mijë lekë të vjetra subvencionohet qytetari nga qeveria.

Doni një biznes të tensionit të mesëm, paguan 18.8 lekë. Duhet të paguante 40 lekë. Pra gati 2.3, 2.4 më shumë. Edhe një biznes i liberalizuar, djathtas dhe majtas nuk është në duart e tregut, po të ishte do të paguante deri në 45 lekë. Ky është një moment i duhur për të bërë këtë përmbledhje, lufta në Ukrainë ka valëzuar një sërë vështirësish ekonomike", tha Ahmetaj.


Lajmi kryesor:

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Butrintin! Seanca shoqërohet me debate! Berisha s’lëshon foltoren në Kuvend, garda e rrethon! Ofendon Spiropalin


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja