Zv/ministri i Brendshëm në Vlorë: Të moshuarit që nuk kanë akses në e-Albania do të ndihmohen në zyrat e gjendjes civile

Zyrat e Gjendjes Civile në çdo bashki të vendit do të qëndrojnë të hapura edhe pse tashmë shërbimet kanë kaluar online. Zv/ministri i Brendshëm, Andi Mahilaj shoqëruar nga kryebashkiaku Dritan Leli inspektoi sportelet e Gjendjes Civile në Vlorë, ku i dha përgjigje shqetësimit që është ngritur për të moshuarit që nuk disponojnë smartphone.

Sipas Mahilaj qytetarët e moshës së tretë që nuk kanë mundësi të kenë akses në shërbim do të mund ta marrin atë në sportelet fizike jo vetëm në zona urbane, por edhe ato rurale.

Kreu i Bashkisë,Dritan Leli tha se nuk do të ketë reduktim të stafit dhe punonjësve, por më shumë përgjegjësi për të ofruar në kohë shkresat dhe përgjigjet qe kërkohen elektronikisht.

Mosha e tretë nuk mund të aplikojë, si do veprohet sepse ata aktualisht aksesojnë sistemin nëpër qendra interneti?

Mahilaj: Sistemi elektronik i gjendjes civile garanton siguri 99 për qind. Nëse vetë qytetari jep të dhënat e tij (passëord) kjo s'mund ti faturohet sistemit, ndaj qytetarët të mos japin identitetin, por të funksionojnë me e-Albania siç funksionojnë me kartat e kreditit të bankave.

A do të largohen nga puna punonjësit e Gjendjes Civile?

Mahilaj: Asnjë punonjësit e gjendjes civile, mbi 500 në mbarë vendin nuk do të largohen nga puna, por ndryshon vetëm skema e punës. Një nga detyrat që kanë punonjësit është të mbështesin qytetarët, të asistojnë ata me sistemin online. Që nga hapja e llogarisë, aplikimi për shërbimin, etc. ndaj qytetarët nuk duhet tu drejtohen në qendra interneti, por të shkojnë në zyrat fizike të Gjendjes Civile. Bazuar në statistikat zyrtare të AKEP, numri i qytetarëve shqiptare që kanë akses në internet është 93 për qind, pra është numër i lartë.

Po një i moshuar që s’ka telefon as internet?

Mahilaj: Duhet të vijë këtu në gjendjen civile, do ta marrë këtu shërbimin, por jo duke marrë certifikatë të plotësuar fizikisht por duke e nxjerr përmes llogarisë së tij nga sistemi e-Albania. Procesi po funksionon deri tani dhe të mos e paragjykojmë. E përsëris se punonjësit e gjendjes civile do të jenë në punë dhe do asistojnë qytetarët.

Nuk është proces që ka nisur tani, por ka tre vjet, tani jemi në fazën që 95 për qind e dokumenteve ofrohen online. Ne prandaj jemi sot këtu për të inspektuar në vend sportelet online dhe fizike. Qëllimi është të kursehet kohë dhe para.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 12/05/2022 06:52

    Prap ne gjendje civile ai doli me te madhe tha: Ska me sorrollatje apo Le te vdesin pleqte tane... Nejse rrumpalle ka qen rrumpalle eshte edhe rrumpalle do ngelet! Ah medet per ato qe dolen e thane kete ide merr nga rruga edhe behu keshilltare! Ne te mire te komunitetit gjasme! Ketu eshte nje enderr e madhe shqiperia qe duam edhe te iken jeta veresi ne kete vend pa e kuptuar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja