Zv.ministri i Punëve të Jashtme, Katrougalos: Të zbardhet ngjarja por të mos prishen marrëdhëniet

Zv.ministri i Punëve të Jashtme, Katrougalos: Të zbardhet ngjarja por të mos prishen marrëdhëniet

Giorgos Katrougalos, zv.ministër i Punëve të Jashtme

GREQI- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Giorgos Katrougalos ka komentuar vrasjen e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës. Në një deklaratë për mediat greke, Katrougalos është shprehur se Ministria e Punëve të Jashtme ka nisur me procedurat nga momenti i parë që është njoftuar për rastin.

Është kërkuar ndihma juridike dhe ne e kemi çuar. Ministria e Punëve të Jashtme ka nisur me procedurat nga momenti i parë që është njoftuar për rastin. Për ne është prioritet mbrojtja e të drejtave të minoritarëve dhe jo përkeqësimi i marrëdhënieve të dy vendeve.

Giorgos Katrougalos, zv.ministër

Më tej, Koutougallos ka kërkuar që deklaratat e nxituara mes dy vendeve të shmangen derisa të arrihet në përfundime.

Të shmangen retorikat që mund të përkeqësojnë marrëdhëniet mes dy vendeve. Por gjithmonë me kusht të reciprocitetit.

Giorgos Katrougalos, zv.ministër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grekar: 30/10/2018 15:03

    Cfare mardheniesh ore armiq te logjikes. Greqia ka ligj lufte. Ehhh ore tradhetare....do vije dita edhe per ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5