Zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA, Mark Fleming, ka vizituar sot Prokurorinë e Posaçme. Zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin Klodian Braho.
Fleming ka takuar edhe ministren e Brendshme të Shqipërisë Albana Koçiu si dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, si dhe funksionarë të tjerë të lartë.
Drejtuesi i Kuvendit, Niko Peleshi, ishte gjithashtu në një takim me zotin Fleming. Gjithashtu, zyrtari amerikan është takuar edhe me përfaqësuesit e opozitës. Në takim kanë marrë pjesë Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku.
Takimet e zyrtarit të lartë vijnë në një kohë kur Prokuroria e Posaçme do të zgjedhë kreun e sa të ri dhe po kryen hetime ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.
Komente











