Zv.ndihmës sekretarja takon Nanon: Je diplomuar në Akademinë e FBI! Mbështesim angazhimin tuaj për një polici shteti të pastër

Zv.ndihmës sekretarja takon Nanon: Je diplomuar në Akademinë e FBI! Mbështesim angazhimin tuaj për një polici shteti të pastër

1658168133_FX9wyeDWAAEXH0M.jpg

Lisa Johnson zhvilloi takim edhe me drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano. Në fokus të takimit ishin mbështetja dhe besimi që agjencitë ligjzbatuese amerikane kanë për Policinë e Shtetit shqiptar, për të punuar bashkërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Johnson vlerësoi angazhimin dhe vendosmërinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si një i diplomuar krenar në Akademinë e FBI-së, për të pasur një polici të pastër dhe të aftë në luftën kundër krimit të organizuar.

Gledis Nano e ka falënderuar Johnson, për vlerësimin, besimin dhe mbështetjen e fuqishme që ajo dhe të gjitha agjencitë ligjzbatuese amerikane po i japin Policisë së Shtetit, duke e garantuar se Policia e Shtetit shqiptar tashmë është maksimalisht e angazhuar dhe e vendosur për të punuar ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lisa Johnson: “Ne ju vlerësojmë maksimalisht ju si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar dhe si një i diplomuar krenar në Akademinë e FBI-së dhe ju mbështesim fuqimisht në angazhimin tuaj për një polici shteti të pastër dhe efektive, të aftë për të trajtuar krimin më të rëndë dhe për të shërbyer si një partner i fortë për homologët e saj ndërkombëtarë  të zbatimit të ligjit. Qeveria e SHBA-së do të rrisë ndihmën për Policinë e Shtetit shqiptar, për të përmbushur këtë mision”.

Gledis Nano: “Që në marrje të kësaj detyre isha i bindur se sfida të mëdha më prisnin. Dua t’ju siguroj juve dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë, po ashtu dhe qytetarët e vendit tim, se jam shumë i vendosur dhe i bindur se sfidat që kam marrë përsipër janë në interes të qytetarëve dhe në funksion të qëllimit të përbashkët me partnerët, luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Mbështetja e partnerëve strategjikë është një motiv shumë i fortë për mua, për të vazhduar i sigurtë krah partnerëve tanë, në përmbushje të misionit në interes të qytetarëve të vendeve tona”.


Lajmi kryesor:

Zv. Ndihmës Sekretarja amerikane mbështet SPAK: Tregon rezultate me arrestime, hetime dhe dënime për zyrtarët


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë