Marrëdhëniet mes SHBA dhe Koresë së Veriut çdo ditë e më shumë përshkallëzohen, ndërsa zv presidenti amerikan Mike Pence shprehet se ka ardhur fundi i epokës së durimit strategjik me Penianin.
Një deklaratë të tillë Pence e bëri gjatë një vizite në Korenë e Jugut në kohën kur janë tensionuar edhe raportet me regjimin e Kim Jong un.
Pak kohë më parë edhe Sekretari amerikan Tillerson u shpreh se sa i përket çështjes me Korenë e Veriut opsioni ushtarak është tashmë në tryezë.
Pence mbërriti në Seul vetëm pak orë pasi Koreja e Veriut dështoi në testimin balistik, ndërsa këtë të hënë pritet që SHBA dhe Koreja e Jugut të bashkojnë forcat e tyre ushtarake në stërvitje të përbashkëta me synimin për tiu përgjigjur kërcënimit të Penianit.
Zvpresidenti e konsideroi një provokim testin e fundit bërthamor të Koresë duke shtuar se shpreson që mesazhi i administratës Trump të mund të kuptohet nga Peniani i cili gjatë paradës të së shtunës nuk nguroi të tregojë forcën e saj ushtarake.
Duke përfaqësuar pikëpamjet e presidentit Trump, Pence tha se SHBA dhe aleatët do të përdorin të gjitha mënyrat paqsore apo cdo lloj mjeti tjetër për të mbrojtur Korenë e Jugut dhe për të kthyer stabilitetin në rajon.
Pence shtoi se presidenti Trump shpreson së Kina që përdorë mjetet e duhura në mënyrë që të bind Korenë të heq dorë nga programet bërthamore.
Kina dhe Rusia bën thirrje për vetëpërmbajtje
Kina nga ana tjetër sërish është shprehur se situata është shumë delikate dhe e rrezikshme duke bërë thirrje që palët të jenë të përmbajtura në deklaratat që bëjnë.
Zëdhënësi i ministrit të Puënve të jashtme Lu Kang shprehet se duhet të ulen tensionet në mënyrë që të rikthehen negociatat dhe problemet të zgjidhen në mënyrë paqësore.
Në të njëjtën linjë ka qënë edhe Rusia e cila paralajmëron SHBA që të mos marrë ndërmarrë sulme të njëanshme pasi një hap veprim i tillë sipas ministrit të jashtëm Lavrov do të ishte një rrugë e rrezikshme.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com