REPUBLIKA E SHQIPËRISËMINISTRIA E DREJTËSISË
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Kavajë
NJ O F T I M
Mbi afishimin Publik të Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme
Drejtuar: Bashkia Rrogozhinë
Në bazë të ligjit nr 33 datë 21.03.2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, në zonën kadastrale Nr.3234 Rrogozhinë, Kavajë është duke u kryer Regjistrimi Fillestar i Pasurive të Paluajtshme. Në bazë të nenit 26 të po këtij ligji, për konsultim publik, do të afishohen listat e pasurive të paluajtshme, të regjistruara dhe Harta Treguese e Regjistrimit, për një periudhë kohe prej 45 ditësh.
Periudha e afishimit do të jetë nga data 28.05.2014-11.07.2014
Afishimi Publik do të bëhet në adresën: Pallati i Kulturës, Kati i Parë
Nga e Hëna në të Premte:
Nga ora 10.00 në 13.00 dhe nga ora 14.30 në 19.00
E Shtunë dhe e Diel:
Nga ora 10.00 në 16.00
I lutemi qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, të cilat zotërojnë pasuri të paluajtshme brenda kësaj zone kadastrale, të drejtohen në ambientet e Afishimit Publik të Pasurive të Paluajtshme dhe të verifikojnë pronësinë e tyre ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme.
Të gjitha pretendimet duhet të paraqiten brenda afatit të afishimit, pranë këtij ambienti dhe specialistit të ngarkuar me këtë detyrë. Shqyrtimi i tyre, gjatë periudhës së Afishimit Publik është falas.
Ju rikujtojmë të mos neglizhoni për të bërë verifikimet e nevojshme.
Regjistrues
SEID CIKALLESHI







