Zyla dha dorëheqjen pas
publikimit nga Shqiptarja.com

Zyla dha dorëheqjen pas<br />publikimit nga Shqiptarja.com
TIRANE- Pas publikimit nga Shqiptarja.com të faktit për ekzistencën e një trafiku të vërtetë armësh nga Shqipëria në vende të tjera, ku ish-drejtori i SHIU-t kishte përfshirë edhe bashkëshorten e tij, ky i fundit dha dorëheqjen. Sipas specialistëve, Ylli Zyla është detyruar të japë dorëheqjen për të mbuluar dosjen e armëve dhe të municioneve. Gjithashtu, doli në skenë se SHIU kishte kryer një aktivitet të paligjshëm të përgjimit të deputetëve.

Kjo çështje "plasi" edhe në Kuvend, ku kryeministri mohoi vazhdimisht gabimet e ushtarakut, por aktualisht ka pranuar dorëheqjen e tij. Sipas ligjit, SHIU është një agjenci e konsoliduar që vepron në fushën e mbrojtjes si pjesë aktive e Forcave të Armatosura. Ka mbështetur dhe mbështet FA në misionet në kuadër të NATO, BE dhe OKB jashtë Shqipërisë, si në Irak, Afganistan, Çad dhe Kosovë. SHIU është anëtar i bordit të inteligjencës së NATO dhe i Grupeve të Punës së Inteligjencës, Kundërinteligjencës dhe Sigurisë.

Ai ka marrëdhënie të rregullta bashkëpunimi me të gjitha agjencitë informative të NATO, si dhe marrëdhënie dypalëshe e shumëpalëshe me një numër të konsiderueshëm shërbimesh inteligjence në rajon e më gjerë. Fakti që bashkëshorja e Zylës bënte pjesë në një kompani që organizonte shitje armësh nga Shqipëria kompromentoi rëndë këtë institucion dhe vetë kolonelin drejtues të SHIU-t, duke e detyruar atë të japë dorëheqjen, rast i rrallë në qeverisjen Berisha dhe që ndodh vetëm me urdhër nga lart. Kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë e kishte fshehur burimin e të ardhurave të bashkëshortes së tij, Liljana, duke mos shënuar në deklaratën e pasurisë që këto para kishin si burim dhe tregtinë e armëve, që përbënte një konflikt të hapur interesi.
(Marre nga gazeta Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit