Zyla merr Policinë Ushtarake
PS: Berisha po kap institucionet

TIRANE- Partia Socialiste e cilëson emërimin e ish kreut të Shërbimit Informativ ushtarak Ylli Zyla në postin e Komandantit të Ushtrisë Shqiptare një tjetër provë e kryeministrit për vendosjen nën kontroll të institucioneve të drejtësisë, sigurisë dhe inteligjencës.

Në një prononcim për median deputeti socialist Taulant Balla ngriti shqetësimin se si ka mundësi që ish kreu i SHISH-it i dorëhequr për shkak të akuzave për trafik ndërkombëtar armësh dhe përgjime të paligjshme emërohet në një pozicion kaq të rëndësishëm të Ushtrisë Shqiptare.

“Qytetarët por dhe partnerët po shohin sesi Sali Berisha po vendos nën komandon e tij institucione shumë të rëndësishme të drejtësisë, sigurisë dhe inteligjencës. Si ka mundësi që një person si Ylli Zyla i dorëhequr si drejtor i Shërbimit Informativ të Ushtrisë për shkak të akuzave për trafik ndërkombëtar armësh dhe përgjime të paligjshme të opozitës dhe diplomatëve të huaj në Tiranë emërohet nga treshja Berisha- Imami- Nishani në këtë pozicion kaq të rëndësishëm të ushtrisë shqiptare.”- deklaroi Balla nga selia rozë.

BALLA: NISHANI KTHEU PRESIDENCEN NE MINISTRI
Balla sulmoi dhe presidentin Bujar Nishani, duke e akuzuar se ka shndërruar institucionin që ai drejton në një “ministri të dorës së dytë”, duke iu referuar emërimit te Visho Ajazit në krye të SHISH, Elvis Çefës si nënkryetar i KLD dhe së fundmi emërimin e Ylli Zyles në krye të Policisë Ushtarake. Emërimi i tij nga Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, fsheh qëllimet e errëta te pushtetit te Berishës, thotë opozita. Balla i kërkoi Berishës të japë përgjigje edhe për skandalin e përgjimeve në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në një ceremoni thuajse të fshehtë dje është prezantuar në Ministrinë e Mbrojtjes Ylli Zyla si Komandant i Batalionit të Policisë Ushtarake. Zyla rreth një muaj e gjysmë më parë paraqiti dorëheqjen nga pozicioni i tij i mëparshëm, si kreu i Shërbimit Informativ Ushtarak. Dorëheqja e tij erdhi pas një investigimi të gazetës Shqi¬ptarja.com ku bashkëshortja e Zylës rezultonte ortake me disa tregtarë armatimesh që ishin kontraktuar nga Ministria e Mbr¬ojtjes. Burime nga Ministria e Mbrojtjes kanë njoftuar dje për ceremoninë në kohë reale duke shprehur madje edhe habinë e tyre. "Ylli Zyla është prezantuar pak minuta më parë si kreu i Policisë Ushtarake, tani e mësuam që ishte emëruar",- thanë dje burime për Shqiptarja.com.

EMERIMI I YLLI ZYLES
Pas një interesimi në Shtabin e Përgjithshëm dhe në Ministrinë e Mbrojtjes Shqiptarja.com mësoi se në fakt Zyla dje ka bërë prezantimin, por emërimi i tij ka afro një javë që është firmosur. Madje emërimi kishte ardhur pikërisht në ditën kur Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar disa lëvizje në rangjet e larta të ushtrisë.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë