Forcat speciale do të zhvillonin një sërë aksionesh për kapjen e vëllezërve Hamdi dhe Shkëlqim Haklaj por pa rezultat. Në 5 tetor të vitit 1995, kulla e Haklajve do të rrethohej në një aksion masiv të forcave speciale. I gjithë fshati Kërrnajë ishte vendosur në shtetrrethim nga policia. Operacioni mbështetej edhe me helikopterë nga ajri.
“Troket policia në derë, baba hap derën, policia vazhdon kontrollin në banesë dhe pas disa minutash dëgjohen të shtëna të shumta në lagje, dhe baba i thotë komandantit që drejtonte kontrollin, ka ndonjë problem, ai menjëherë del në oborr, thërret mos qëlloni, pas erdhi u tha s’ka asnjë problem e tha që s’kemi gjetur gjë të paligjshme pas kontrollit”, – rrëfen Zylfie Haklaj.
Të shtënat që kishin nisur papritur në fshatin e rrethuar i kishin marrë jetën policit Mehdi Vatoci nga Tropoja. Pas disa orësh, policia rikthehet te kulla e Haklajve dhe shoqëron plakun Muharremin, dhe djemtë Halilin dhe Yllin.
Atyre do tu ngarkohej edhe vrasja e policit, me të cilin në fakt kishin lidhje të afërta shoqërore dhe miqësore. Për herë të parë, Zylfie Haklaj, përmend zyrtarë të lartë, të cilët sipas saj janë implikuar në skenarin e akuzës së padrejtë ndaj Hakljave, për vrasjen e policit.
“Sabri Jaça që ishte zv. ministër i Brendshëm i thotë babës: e vratë policin dhe baba i thotë nuk dimë që është vrarë një polic, baba i thotë që nëse është e vërtetë ose ne ose ky, për Lulzim Sallakun e kemi vrarë. Lulzim Sallaku në atë kohë ishte shef i komisariatit Bajram Currit. Jaça i thotë: çfarë i thua plakut, ai thotë që ma hodhën këta maskarenjtë këtij”, – rrëfen Zylfie Haklaj.
Vrasja e Vatocit nuk është zbardhur sot e kësaj dite. Haklajt u vunë nën akuzë nga policia, por asnjë provë nuk kishte kundër tyre. Për më tepër, në momentet e vrasjes, burrat e familjes ndodheshin në banesë, ku kishte edhe efektivë policie që po kontrollonin. Ndërsa Hamdiu dhe Shkëlqimi ishin në arrati.
“Polici dhe familja e policit ka pas marrëdhënie me familjen tonë e polici ka pasur miqësi me Halilin, me vëllain, mendojmë që ata për të mbuluar informacion, për të inkriminuar ne si familje e se përjashtojmë mundësinë që është vrarë edhe pa dashje”, rrëfen Zylfie Haklaj.
Zylfija, zbardh edhe një bisedë të vëllait, Halilit me Arjan Muçën, në atë kohë shef Krimesh në Tropojë.
“Kur ka ardhur Arjan Muça që kontrollonte i tha Halilit, Halil tha, pse dilni hapur ju kundër PD-së? Ku e dini ju tha me kë jam unë, psh, ai tani është në punë me PS, dhe i thotë pse del i hapur, dmth, tregoi se po sulmojnë se jeni kundër shtetit”, – rrëfen Zylfie Haklaj.
Interesant është fakti se shumë vite më vonë, pikërisht Arjan Muça është akuzuar në sallën e gjyqit nga Dritan Dajti për vrasjen e policit Vatoci.
Muça ishte thirrur si dëshmitar në procesin për vrasjen e 4 policëve nga Dajti në vitin 2008. Pikërisht Muça ishte drejtues i aksionit për arrestimin e Dajtit.
Por le të kthehemi tek ngjarja.
Familja e Vatocit nuk dyshoi kurrë te Haklajt. Miqësia mes dy familjeve nuk u vu në dyshim, madje, ishte po njësoj e fortë si më parë. Dy ditë pas ngjarjes, Haklajt lirohen nga policia. Muharremi me Halilin dhe Yllin nisen drejt e në banesën e të ndjerit Medi Vatoci.
“Familjarët e Mediut kurrë s’kanë dyshuar, kanë prit babën e vëllezërit, kanë qëndruar aty e kurrë s’kanë shprehur dyshim. Halili e kishte mik, sikur vëlla, atë dhe vëllain e tij tjetër, astritin i ka thënë Halil na e vranë vëllain, Halili qante si fëmijë”, – rrëfen Zylfie Haklaj.
Pas ngjarjes ku u vra polici Vatoci, gjatë javëve në vijim policia zhvilloi disa kontrolle të befta në kullën e Haklajve ku u vendosën edhe përgjues. Sot, vajza e familjes, Zylfija, zbulon një episod për të cilin nuk është folur kurrë më parë.
“Ata pajisën një polici quajtur Përparim Sulaj, që të kontaktonte me vëllain, Yllin, Ylli të dërgonte te Shkëmbi i Rajës Hamdiun, Fatmirin e Shkëlqimin për të grabitur paret e komunës Lekbibaj, e Ylli e kuptoi kurthin e i thotë po shkoj me vëllain tënd.
Ai i thotë jo se vëllai im është i ri. Në këtë moment Ylli dëgjon përgjuesin, e bllokon policin, i merr pistoletën, përgjuesin. Të nesërmen shkoi në komisariatin në Bajram Curr, dorëzoi pistoletën”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.
Përgjuesi për të cilin flet Zylfija nuk dihet se ku ka përfunduar. Ajo që dihet është se e ka mbajtur vetë Ylli derisa ishte gjallë. Nga ana proceduriale, nuk ka pasur kurrë një hetim mbi këtë pretendim të Haklajve.
“Ylli nuk pranonte të dorëzonte përgjuesin, thoshte do ta kem si provë, se deri ku arrin Sali Berisha kundër familjes tonë për të vrarë e poshtëruar. Kjo ishte tentative e parë për të vrarë vëllezërit e për ti hedhur në kurth”, – rrëfen Zylfie Haklaj.
Zylfie Haklaj tregon mesazhet e Sali Berishës, që i dërgonte familjes Haklaj!
Deri në vitin 1997, për Haklajt nuk u dëgjua shumë. Trazirat që kaloi vendi atë periudhë do t'i rikthenin edhe njëherë në skenë emrat e kësaj dere të madhe tropojane. Protagonist kryesor shndërrohet djali i katërt i familjes, Fatmiri. Komiteti i Shpëtimit që ishte ngritur pas trazirave e zgjedh Fatmirin Shef të Komisariatit të Tropojës në moshën 28-vjeçare.
Ai, nuk kishte as karrierë policore, as formimin profesional në këtë drejtim, pasi kishte përfunduar studimet për farmaci. Fatmiri, kishte diçka më të madhe, guximin për tu përballur me situata të vështira. Shumë shpejtë ai u shndërrua në një emër që shkaktonte frikë. Të gjithë tropojanët i druheshin të kishin një përplasje të drejtpërdrejtë më të. Më tepër se nën emrin e ligjit, në Tropojë u vendos rendi me emrin e Fatmirit. Për 5 muaj me radhë në këtë qytet nuk pati asnjë vrasje apo grabitje.
Verën e vitit 1997, flitej për rekrutimin e burrave nga Veriu i vendit për tu rreshtuar përkrah forcave të Gardës për shtypjen e revoltave në qytetet e Jugut. Zylfie Haklaj tregon mesazhet që Sali Berisha, i dërgonte nëpërmjet të afërmve të tyre.
“Sali Berishës i rrezikohet pushteti si president dhe dërgon forca nga Garda, kryesisht Sokol Mulosmanin, kushëri i dajave tonë, për të takuar Fatmirin, për ti kërkuar mbështetjen e tij, dhe Fatmiri i thotë shprehimisht që as për Hamdiun nuk e bëjë këtë punë që të sulmoj Jugun, vëllezërit e jugut për të mbrojtur karrigen e presidentit”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve.
Fatmiri nuk u mjaftua me kaq. Ai, pengoi të niseshin drejt këtij misioni djemtë e tjerë tropojanë që kishin vendosur ti përgjigjeshin pozitivisht thirrjes. Me dëshirën e atyre por edhe nga rrethanat që erdhën, tashmë djemtë e familjes Haklaj ishin në fokusin e politikës së madhe të kohës. Pas fërkimeve që kishin pasur me Sali Berishën, dikur mik i familjes, ata identifikoheshin si mbështetës të krahut të majtë.
“Vëllezërit në kontakt me Fatos Nanon që thotë Berisha kurrë s’kanë pasur kontakt me Fatos Nanon, as me udhëheqësit e lartë, Halili, vëllai ka jetuar në Tiranë, ka takuar udhëheqës por jo se ka pasur ndonjë shoqëri”, – rrëfen Zylfie Haklaj, Motra e Haklajve. /TopChannel
Vetem shkau mbi jasharet ka bere ashtu siq ka bere sali muti mbi haklajt mos dhent shpirt pa e pa nje rob te vetin te vrar le ta dij sa djeg zemra kur te vritet mashkulli i shpis
PërgjigjuKjo eshte Ta kuptoj malesia se kush eshte idhulli i tyre Sali Berisha. Nje peshqesh i ramize alise dhe bllokada me e madhe drejt rruges se demokracise, instaloi serish nje sistem komunist ne shqiperi ku njerzit ishin me te ose armiq te tij. Per sa kohe te jet gjalle ai kanceri do te jete shqiperia me trazira. Sulmin e jugut e planifikoi ai por nuk e priste qe diten kur i nisi garden(maloket) ne vlore ata do ti ktheheshin serish per lart ne veri brenda dites por pa tanke dhe shumica pa brek dhe me bythe te shqyer nga tyta e kallashit, kete nuk e priste, te mos ishin labet ai do ja kish dhen jugun greqine me shume siguri.
PërgjigjuEh Tropoja e viteve '90, u shuajten ne moshen me te mire me dhjetra djem si lisa. Plage te renda jane hapur ne trupin e Malsise se Gjakoves, kesaj krahine patriotike, mikpritese, me bukuri njerezore e natyrore si askund.
PërgjigjuEdhe cka duhet tjeter,edhe pse per Salihun,pas ketij krimi, ka pasur edhe dhjetra veprime kriminale te tjera, qe e drjeta dhe drejtesia ligjre,fetare, mos te rikthemi mbrapa edhe kanunore, duhej te qet para vedi kete kriminel qe tri dekada, nese hiqen edhe shrebimi I tij spiunazhi ne komunizem per UDB-ne, te del para te drejtes dhe te eprgjigjet ete denohet per veprat e kryera.Deri kur me??!!
PërgjigjuDalshi fare si fis nqoft se nuk ja vritni ni rob ne familje Saliut aty Ku I djeg me shum e ma .
Përgjigju