Sesioni i ri parlamentar do të nisë më 19 janar 2026.

Burime nga zyra e kryeparlamentarit Niko Peleshi për Report TV kanë bërë të ditur se gjatë ditës së hënë do të bëhet i ditur kalendari i punimeve, si dhe do të nxirren urdhrat përkatës për seancën hapëse, Konferencën e Kryetarëve, Mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, si dhe për Komisionin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit.

Po ashtu njoftohet se kryetari i Kuvendit, i shoqëruar nga një delegacion deputetësh, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali më 14–15 janar 2026, ku mësohet se janë parashikuar takime me Presidentin e Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana, si dhe me Presidentin e Senatit, Ignazio La Russa.

Zyra Peleshit ka bërë të ditur gjithashtu se ai do të zhvillojë edhe një vizitë zyrtare në Bruksel më 26–27 janar 2026, sipas draft-programit të vizitës, ku parashikohen takime me Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, si dhe me drejtues të dhomave parlamentare belge.

Njoftimi:

Sesioni parlamentar i Kuvendit do të nisë, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, më 19 janar 2026. Gjatë ditës së hënë do të bëhet i ditur kalendari i punimeve, si dhe do të nxirren urdhrat përkatës për seancën hapëse, Konferencën e Kryetarëve, Mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, si dhe për Komisionin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit.

Ndërkohë, në përgjigje të interesimit tuaj, bëjmë me dije se Kryetari i Kuvendit, i shoqëruar nga një delegacion deputetësh, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali më 14–15 janar 2026, ku janë parashikuar takime me Presidentin e Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana, si dhe me Presidentin e Senatit, Ignazio La Russa.

Po ashtu, Kryetari i Kuvendit do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel më 26–27 janar 2026, sipas draft-programit të vizitës, ku parashikohen takime me Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, si dhe me drejtues të dhomave parlamentare belge.