Programi me financim zviceran ngre qendra moderne të cilat ofrojnë shërbime elektronike për qytetarët dhe lidhin bashkitë me komunat.
Java e Inovacionit u mbyll me një model me të vërtetë inovativ të shërbimeve të qeverisjes vendore të shtunën me inaugurimin e zyrave të reja e të integruara me një ndalesë në Lezhë e Kallmet.
Nën emrin "Dita e Qyteteve Inteligjente" ky aktivitet mblodhi ministra të qeverisë, kryetarë bashkie dhe komunash, partnerë ndërkombëtarë dhe qytetarë vendorë.
"Dixhitalizimi ka arritur në Shqipëri në shumë forma, duke përfshirë shërbime qeveritare përmes mjeteve elektronike. Decentralizimi, reformimi territorial dhe administrativ, dhe e-qeverisja po kryqëzojnë rrugët e tyre. Kjo është një mundësi për të krijuar efiçiencë, për të integruar sistemet dhe për të përmirësuar shërbimet", tha Ambasadori zviceran Christoph Graf gjatë fjalës përshëndetëse.
Ai përmendi dobitë që sjell e-qeverisja si transparenca dhe llogari-dhënia më e lartë, kostot e reduktuara, dhe koha e kursyer nga ana e qytetarëve.
"Unë besoj se dixhitalizimi dhe qeverisja e mirë ecin krah për krah. Por le të mbajmë ne mend gjithashtu se do të duhet kohë e gjatë dhe që jemi vetëm në hapat e parë", kujtoi Ambasadori Graf.
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Viktor Tusha hapi aktivitetin dhe shprehu kënaqësinë e tij me modelin e ri të shërbimeve i cili lidh qytetin e tij me komunën e sapo-përfshirë të Kallmetit. Ai falënderoi qeverinë e Zvicrës për mbështetjen e kësaj nisme dhe gjithashtu falënderoi kolegun e tij, kryetarin e komunës Kallmet, Petrit Marku për bashkëpunimin e shkëlqyer.
Ministrat Bledi Çuçi dhe Milena Harito gjithashtu morën pjesë në inaugurim duke qenë se modeli i zyrave me një ndalesë lidh qeverinë vendore me inovacionin.
Aktiviteti vazhdoi me një vizitë në komunën e Kallmetit ku u inauguruan ambientet dhe shërbimet e reja. Vizitorët panë ambientet nga ku shërbimet e reja të integruara lejojnë qytetarët të aplikojnë online dhe të marrin rezultatet nga Lezha pa patur nevojë të udhëtojnë. Kërkesat e bëra në Kallmet tani përpunohen dhe aprovohen drejtpërsëdrejti në bashkinë e Lezhës. Në konfigurimin e ri të territoreve Kallmeti do të jetë pjesë e bashkisë më të gjerë të Lezhës dhe prandaj shërbimet e integruara si ky do të lejojnë qytetarët të reduktojnë kosto, kohë dhe përpjekje, si dhe të marrin shërbime më të mira.
Programi zviceran për decentralizimin dhe zhvillimin vendor ka prezantuar disa raste të shërbimeve të përmirësuara për qeverisjen vendore si informimi dhe komunikimi, menaxhimi i mbetjeve, menaxhimi i financave publike, dhe e-qeverisja. Me një fokus të veçantë tek dixhitalizimi, programi filloi me ndërtimin e faqeve në internet për bashkitë dhe komunat, dhe tani po prezanton shërbime më ndërvepruese përmes të cilave qytetarët mund të aplikojnë dhe të ndërveprojnë online me njësitë e qeverisjes vendore. Ai ka synuar të modernizojë funksionimin e qeverisjes vendore dhe të krijojë shembuj të mirë që mund të replikohen edhe në rajone të tjera të Shqipërisë.
Aktiviteti u krye në bashkëpunim me Ministrin për Inovacionin dhe Administratën Publike në kuadrin e Javës së Inovacionit. Disa zhvillime të reja të lidhura me shërbimet qeveritare u prezantuan gjatë Javës së Inovacionnit përfshirë portalin e informacionit gjeo-hapësinor, shërbime policore përmes zyrave me një ndalesë, dhe pagesën e faturave përmes celularit./atsh/
/Shqiptarja.com