Zyrat e aplikimit për karta ID, të hapura dhe të shtunën

Zyrat e aplikimit për karta ID, të hapura dhe të shtunën

Zyrat e shërbimit për dokumente identiteti

Zyrat e aplikimit për dokumente identiteti do të qëndrojnë të hapura edhe të shtunave, me qëllim që qytetarët dhe emigrantët të kenë më shumë mundësi aplikimi dhe njëherësh të kursejnë kohë të vlefshme.

Zyrat e shërbimit të qytetarëve në Policinë e Shtetit si dhe zyrat e Gjendjes Civile do të jenë gjithashtu të hapura të shtunave, duke krijuar kështu lehtësira për çdo shtetas që ka nevojë për rinovimin e dokumenteve të identitetit.

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që këtë vit u skadojnë dokumentet e identitetit, të aplikojnë për karta ID dhe pasaporta biometrike, pasi që nga muaji tetor 2019, do t'ju kushtëzohet shërbimi pa u pajisur me kuponin e aplikimit. Sipas tyre duhet të aplikojmë shpejt që të shmangim rradhët.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari