Zyrat e EUROPOL në Shqipëri, Lamallari: Jemi më afër Bashkimit Europian

I ftuar në studion e lajme të Report Tv, zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka komentuar lëvizjen më të fundit të EUROPOL. Këta të fundit kanë hedhur një hap më shumë bashkëpunimi me Shqipërinë duke hapur zyrën e saj në vendin tonë.

Sipas Lamallarit, tashmë Shqipëria është më afër Bashkimit Europian, pasi duke u afruar institucionet afrohet edhe integrimi në BE.  

"Bashkëpunimi ka një aspiratë të veçantë për ne. Jo vetëm në aspektin praktik që do të bëhet me shkëmbimin  e informacionit, analiza financiar ekonomike, që kanë të bëjnë më trendet e kriminalitetit, trafikim e drograve dhe krimeve ndërkufitare. I gjithë ky bashkëpunim është një hap më pranë për tu bërë pjesë e BE. Rritja e kapaciteteve me standarde Europian bën që Shqipëria të jetë dhe të rris besimin në sytë e partnerëve. " ka thënë ndër të tjera zv.ministri i Brendshëm.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat