Zyrë e re aplikimi për ID dhe pasaporta në Durrës/ Voda: I Inkurajoj qytetarët të aplikojnë sa më parë

Zyrë e re aplikimi për ID dhe pasaporta në Durrës/ Voda: I Inkurajoj qytetarët të aplikojnë sa më parë

Në njësinë nr. 6 në Durrës, në të cilën ndodhen 43 mijë banorë, janë hapur zyrat e reja të aplikimit për pasaporta dhe karta identiteti.

Kështu ka bërë me dije zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila e pranishme në ceremoninë përuruese u bëri thirrje të gjithë qytetarët e Durrësit, të nxitojnë dhe të aplikojnë për dokumentet e reja, në rast se ato skadojnë gjatë këtij viti.

Ajo çfarë unë do t’u bëja thirrje të gjithë banorëve, të 43 mijë banorëve të kësaj zone, do të ishte patjetër që tashmë kanë mundësinë të vijnë, të aplikojnë. Është një kohë shumë e shkurtër, aplikimi nuk merr veçse 3-4 minuta kohë, zyrat janë në kushte shumë të mira, kanë patjetër punonjësen këtu në dispozicion, shërbimi i Gjendjes Civile është afër për çdo problematikë. Mos të harrojmë që kemi dhe fluksin e emigrantëve që na vijnë nga jashtë. Durrësi është një qytet që mirëpret dhe ka shumë banorë të tij që janë emigrantë. Për shkak edhe të fluksit, por edhe të rinovimit të pasaportave biometrike, unë do t’i inkurajoja që të gjithë që në këto ditë të para të korrikut, të vijnë sa më parë, të vijnë në këtë zyrë, do të thoja tepër moderne dhe të aplikojnë e të pajisen me  karta të reja identiteti.”-tha zv. ministrja.

Përfaqësuesi i Kompanisë Koncesionare z.Jean Alean falënderoi Bashkinë Durrës, Prefektin e Durrësit dhe natyrisht zv.ministren e Brendshme për bashkëpunimin në hapjen e kësaj zyre.

“Është e rëndësishme jo thjesht hapja e një zyre të madhe, por me terma të ngushtë, sigurimi i një shërbimi sa më afër qytetarit. Sot është një mundësi e mirë për ta treguar këtë, pra që ne po vijmë gjithmonë e më pranë qytetarëve, duke lehtësuar shërbimet për marrjen e pasaportave apo kartave të identitetit. Është vërtet kënaqësi për mua të jem këtu sot. Faleminderit sërish, bashkisë, prefektit dhe Zv. Ministres së Brendshme, që mbështetën përurimin e kësaj zyre.”- tha ai.

Prefekti i Durrësit Roland Nasto u ndal në investimet e kryera nga bashkia Durrës në këtë zonë.

 "Sot ne shikojmë një zonë të përparuar, me kanalizime, me ujë, me rrugë, me drita, me ndërtesa të mira, të bukura, ka të bëjë me rritjen e mirëqenies së të gjithë komunitetit këtu. Dhe vijmë sot duke parë këtë ambient dhe këtë zyrë me punonjës. Do t’u bëj thirrje të gjithë banorëve, të vijnë sa më shpejt të aplikojnë për pasaporta biometrike por dhe për kartat e identitetit. Kjo ka të bëjë shumë edhe me pajisjet, që këta banorë duhet ta kenë dhe të jenë të rregullt në bazë të ligjit.”- u shpreh Nasto.

Ndërkaq, administratori i Njësisë 6,  Serjan Mazreku falënderoi qeverinë shqiptare për mbështetjen për zonën.

"Është një zonë që ka banorë nga gjithë Shqipëria dhe është krijuar në 20 vitet e fundit, dhe janë bërë 43 mijë banorë. Mbështetja e dhënë nga bashkia e Durrësit dhe qeveria shqiptare po e kthen realisht në një Durrës të ri."- deklaroi Mazreku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja