TIRANE - Këshilltari i Kryeministrit, Bardhyl Musai, u fut në garë një vit me parë me një linjë të plotë të librit të Matematikës për ciklin fillor. Linja e tij përmbante Matematikën dhe fletoren e punës për klasën e parë deri në të pestën, të shtypura në shtëpinë botuese "Edualba" e cila është 100 % në pronësi të këshilltarit të Berishës, Bardhyl Musai. Ndërkohë që kësaj liste me autorë me poste të larta drejtuese, këtë vit i shtohet edhe teksti i "Gjuhës Shqipe" të shtëpisë botuese "Morava" për klasën e dytë deri në të pestën, me autorë zëvendësministrin e ri të Arsimit, Ardian Tana.
KONFLIKTI I INTERESIT
Sipas rregullores që çdo vit ministria e Arsimit u shpërndan botuesve për librat e rinj që ajo kërkon të hyjnë në garë janë të përcaktuara edhe rastet e konfliktit të interesit. Kështu në pikën 5 të "Paketës informuese të Altertekstit 2012-2013", përcaktohet se "Punonjësi i MASH-it, KMTsë, IZHA-s, AFP-së, AKP-së, IKAP-it, DAR/ZA-ve, nuk mund të jetë autor teksti, botues, pronar shtypshkronje, që merr pjesë në "Altertekst". b) Personat të cilët janë autorë tekstesh të katalogut të "Altertekstit" të atij viti nuk mund të jenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Teksteve (KVT) c) Kur punonjësi ose personi ka konflikt interesi sipas pikës a) dhe b) atëherë konflikti zgjidhet në bazë të legjislacionit përkatës në fuqi. d) Mësuesi ose drejtuesi i shkollës, që janë autorë të një ose disa teksteve të certifikuar, nuk mund të jenë anëtarë të Komisioneve të Përzgjedhjes së Teksteve (KPT). Teksti/tekstet e tilla nuk mund të zgjidhen nga shkolla ku punon autori/autorët. Në shkollat ku mësuesi ose drejtuesi është autor, në qoftë se gjatë votimit, teksti është klasifikuar në vendin e parë, zgjidhet alternativa që zë vendin e dytë në votimin e KPT, e kështu me radhë", - përcakton rregullorja. E thënë më qartë, ligji parashikon që nëse një mësues është autor teksti, libri i tij nuk mund të zgjidhet në shkollën kua ai jep mësim por nuk e konsideron konflikt interesi, faktin që këshilltari i kryeministrit për arsimit, është njëkohësisht autor teksti dhe tekstet e tij janë përzgjedhur në shumë shkolla. Në këtë rast, ndikimi që mund të ketë një mësues krahasuar me atë të këshilltarit të Berishës nuk janë në të njëjtën vlerë. Pak më ndryshe qëndron situata me zëvendësministrin e Arsimit. Ai u zgjodh në këtë post vetëm një muaj më parë dhe librat e tij ishin të përfshirë në katalogun e "Altertekstit", por ka nga ata që thonë se ai, në momentin e emërimit, duhet të kishte tërhequr librat vetë. Rregullorja e Altertekstit parashikon madje që mësues recensent të japë dorëheqjen nga komisioni i përzgjedhjes së librit për të shmangur konfliktin e interesit, por nuk parashikon që nëse një autor teksti shkollor zgjidhet në një post drejtues të dikasterit të arsimit që mëson me këto libra të tij, të tërheqë librat nga tregu, për të shmangur kështu konfliktin e interesit.
MINISTRIA
Jovan Kristiqi, këshilltar i ministrit të Arsimit na shpjegon se sa i përket zotit Ardian Tana, nuk ka fare konflikt interesi. "Nuk kishim si ta dinim që ai do të bëhej zëvendësministër, pasi lista është hartuar muaj më parë. Ligji nuk ka fuqi prapavepruese, ai do të përjashtohet nga gara për vitin e ardhshëm", - na shpjegon Kristiqi. Ndërsa sa i përket çështjes së këshilltarit të kryeministrit, Bardhyl Musai, nëse ai përbën konflikt interesi duke pasur edhe matematikën në treg, pasi mund të ndikojë me pozicionin e tij, Kristiqi na shpjegon se ata respektojnë ligjet. "Në bazë të rregullores përbën konflikt interesi nëse një botues, pronar shtypshkronje apo shtëpi botuese është punonjës i ministrisë së Arsimit. Personi që ju i referoheni nuk është punonjës i dikasterit tonë dhe ne nuk mund të dalim mbi ligjin", - na thotë më tej këshilltari Kristiqi.
(ek/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com