BRUKSEL- Dyshimet se SHBA-të po përgjojnë aleatët e tyre europianë, do të jenë në qendër të axhendës së takimit të ambasadorëve të BE sot në Bruksel.
Takimi i ambasadorëve zhvillohet pak ditë para hyrjes në fuqi ditën e hënë të marrëveshjes për tregëti të lirë ndërmjet SHBA dhe BE-së.

Zyrtarët do të shqyrtojnë dyshimet lidhur me përgjimet e SHBA-së përfshirë programin PRISM për survejim të gjerë që u zbulua nga analisti i CIA-së, Edward Snowden, dhe një propozim për themelimin e një grupi punues SHBA-BE, i cili do të punojë në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja kontinenteve.

Pohimet se SHBA-të kanë zbatuar programe përgjimi ndaj aleatëve të saj europianë kanë shkaktuar shqetësime të mëdha kohëve të fundit në mesin e shteteve europiane.

Kjo çështje ka dominuar edhe bisedimet përmes telefonit ditën e mërkurë ndërmjet presidentit amerikan Barack Obama dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)