ZYRTARE/ 1 vit e gjysmë te Tirana, kampionët e vendit ndajnë rrugët me mbrojtësin 24-vjeçar

ZYRTARE/ 1 vit e gjysmë te Tirana, kampionët e vendit ndajnë rrugët me mbrojtësin 24-vjeçar

Skuadra e Tiranës

Realf Zhivanaj nuk është më pjesë e Tiranës. Mbrojtësi 24-vjeçar dhe klubi kampion në fuqi i Shqipërisë ndajnë rrugët pas një viti e gjysmë. Në verën e 2021 qendërmbrojtësi la Kastriotin dhe u bashkua me Tiranën. I dalë nga moshat e bardhebluve, Zhivanaj ka luajtur edhe me MSU Bilings dhe Saint Francis në SHBA.

Me vetëm pesë ndeshje këtë sezon, tre nga të cilat në Superligë, Zhivanaj nuk kishte hapësira te Tirana duke kërkuar tjetër ekip. Duket se mbrojtësi do qëndrojë sërish në elitën e Shqipërisë, me ofertat që nuk kanë munguar për të. Një rikthim te Kastrioti nuk do ishte i pamundur, me trajnerin Ardian Mema që ka nevojë për një qendërmbrojtës.

Postimi i KF Tirana

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen