Zyrtare,Barcelona një vit pa merkato

Zyrtare,Barcelona një vit pa merkato
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës konfirmoi dënimin për ekipin e Barcelonës për të mos marrë pjesë në merkaton e Janarit dhe atë të verës për vitin 2015 për shkak se  theu Rregulloren dhe Statutin e Transferimit të lojtarëve që nuk kanë mbushur moshën madhorë te "La Masia". Barcelona përpos kryerjes së plotë të dënimit duhet që të paguajë një gjobë prej 370 mijë eurosh.

Rrëzimi i apelit të katalanasve do të thotë që Barcelona nuk mund të afrojë futbollistë në dy sesionet e ardhshme të merkatos, edhe pse mund të rinovojë me futbollistët që kanë një kontratë aktuale, si në rastin e Dani Alves, të largojë lojtarët që nuk bindin trajnerin apo drejtuesit e klubit si dhe të riafrojë futbollistët që ka huazuar si për shembull në rastin e Denis Suarez apo Gerard Deulefeu që luajnë aktualisht për Seviljan.

Barcelona kishte nevojë për ndëhyrje në merakto, pasi ka probleme në mbrojte dhe në mesfushë, por vendimi i fundit e penalizon. Por lajmi ka edhe një anë pozitive, pasi bien të gjithë zërat për largimin e mundshëm të Mesit në Angli, apo Francë.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'