Cristiano Ronaldo zyrtarizohet të Manchester United, rikthehet në shtëpi pas 12 vitesh

Tashmë është zyrtare! Cristiano Ronaldo është një "Djall i Kuq". Sot, portugezi është rikthyer në shtëpi te Manchester United, aty ku dhe nisi karrierën e tij në një klub profesionist të nivelit të lartë. "CR 7" është rikthyer shkruhet në foton e publikuar teksa shfaqet Ronaldo me fanellën e kuqe, tani priten vetëm detajet e fundit të kontratës.

Ky është një transferim tjetër i bujshëm i kësaj vere pas atij të Messit që la Barcelonën dhe iu bashkua Psg, por që nuk do të jetë i fundit për këtë sesion merkatoje që mbyllet në datën 31 gusht. Kiljan Mbappe është shumë pranë Realit të Madrid pas ofertës së dytë prej 180 milionë euro, e para 160 milionë euro u refuzua nga sheiku i PSG i cili nuk do ta shesë Mbappe, por francezi kërkon me çdo kusht transferimin në Madrid. 

Ronaldo në tre vite e rriti ndjeshëm vizibilitetin e Juventusit në të gjithë globin, por ardhja e tij në Itali nuk e afroi  "Zonjën e Vjetër" me Champions Ligën që e ndjek prej 25 vitesh. Pandemia dha goditjen finale të kësaj marrëdhënie pasi përkeqësoi të ardhurat e Juves dhe bëri që bashkëpunimi me Ronaldon të bëhej i papërballueshëm. Me largimin e Ronaldos, Seria A humb një tjetër kampon, pas Lukakut në Angli dhe Hakimit në Francë.

Postimi i Manchester United

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim