SHKODËR - Vllaznia ka zyrtarizuar kalimin e Kevin Dodaj te CSKA e Sofies në futbollin bullgar. Sulmuesi 19-vjeçar është produkt i 'fidanishtes' shkodrane dhe spikati sezonin e shkuar ku luajti 44 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe shënoi tetë gola.
Vllaznia u bind për shumën e 450 mijë eurove, teksa mbajti në pronësi 10 përqind të kartonit, në rast se CSKA vendos ta shesë në të ardhmen. Kështu, sulmuesi i Kombëtares U-21 kalon nga klubi më i vjetër shqiptar në një klub me traditë në Bullgari, ku pritet të tregojë ciësitë e tij. Dodaj ka firmosur për katër sezone me të drejtë rinovimi.
Hapi i duhur në karrierë për 19-vjeçarin që pret edhe një ftesë nga Sylvinho në Kombëtaren A.
Ndërkohë në Shkodër janë krenarë për këtë kalim, me Vllazninë që thotë se ai do jetë gjithmonë djali i shtëpisë.
"Faleminderit Kevin! KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me klubin bullgar CSKA Sofja për transferimin e futbollistit Kevin Dodaj. Një djalë i rritur në familjen kuqeblu, e që vendosi gjithmonë zemrën në fushën e lojës. Jemi krenarë për rrugëtimin tënd dhe të falënderojmë për çdo moment me këtë fanellë. Suksese në sfidën tënde të re, Kevin! Shkodra do të jetë gjithmonë shtëpia jote!", shkruan Vllaznia.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Korrik, 15:42
Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër draftit të Kodit Penal, si iu duket?
-
Të drejtë
55.7%
-
Të gabuar
30%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 210
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Duan ta largojnë, Chelsea vendos çmimin 'e kripur' për Armando Brojën
30 Korrik, 11:30
-
Do i japë Shkodrës hyrjen dinjitoze, punime intensive në kantierin e rrugës dhe urës nga Bërdica në Bahçallëk! Do zhvillojë turizmin
30 Korrik, 10:37
-
Zyrtare/ Rey Manaj transferohet te Sharjah FC, firmos kontratë dy vjeçare: Kam gëlltitur shumë gjëra
30 Korrik, 09:55
-
Benet Beci sqaron largimet nga Teatri Migjeni: Disa aktorë nuk i përmbushin pritshmëritë
29 Korrik, 21:50
-
Velipojë/ I moshuari zaptoi plazhin, Policia e merr nën akuzë dhe i sekuestron 80 çadra dhe 160 shezlongë (VIDEO)
29 Korrik, 14:10
-
Kristjan Asllani ia bën 'tetë me dy' Interit, nëse s'ka oferta nga klube të mëdha qëndron në Milano
29 Korrik, 12:31
-
Berat Gjimshiti drejt largimit nga Atalanta? Një ofertë e majme nga Katari për kapitenin e Kombëtares
29 Korrik, 11:53
-
Egnatia/ 600 mijë euro nga Ukraina për Mario Dajsinanin
29 Korrik, 09:33
-
Ukraina 'toka e premtuar', Dinamo pret miliona nga dy sulmuesit! Ka akord për Zabërgja - Itodo
29 Korrik, 08:49
-
VIDEO/ Sezoni turistik, lirohen plazhet publike në Velipojë
29 Korrik, 08:18
-
Shkodër/ Lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe zhvillon turizmin, punime me ritme të larta në rrugën Shirokë-Zogaj (VIDEO)
28 Korrik, 16:53
-
VIDEO/ Myrto Uzuni 'shkëlqen' në MLS, 3 gola në 4 ndeshje! Shënon në fitoren e fundit të Austin FC
28 Korrik, 12:45