ZYRTARE/ E mbani mend Edgar Çanin? Ish-sulmuesi i Kombëtares firmos në Itali

ZYRTARE/ E mbani mend Edgar Çanin? Ish-sulmuesi i Kombëtares firmos në Itali

Edgar Çani

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Edgar Çani ka firmosur me Aprilia në Serie D në Itali. Të ndodhur në grupin G, Aprilia ka gjetur akordin me 33 vjeçarin duke e kthyer në futbollin aktiv pas disa muajve pushim. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi italian, që shpreson gola nga shqiptari. Me kontratë një vjeçare, Çani do duhet të bindë me ekipin e ri.

"Aprilia ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e lindur në vitin 1989, Edgar Çani.  Në moshën 33 vjeçare, Çani luajti në pjesën e fundit të sezonit në Sardenga me Torres përveç që ka luajtur në Serinë C me Vibonese dhe Pescara, në Serinë B me fanellat e Piza, Catania, Bari, Carpi, Modena, Piacenza, Padova, Ascoli përveç disa paraqitjeve në Serie A me Palermon dhe Catanian. Gjithashtu ka fituar eksperiencë jashtë vendit me Leeds, Legian e Varshavës dhe Partizani Tirana (2017-18)", njofton Aprilia. Me kombëtaren kuqezi, Çani ka zhvilluar 16 paraqitje dhe ka shënuar katër gola.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave