Zyrtare/ Eros Grezda firmos te Partizani

Zyrtare/ Eros Grezda firmos te Partizani

Eros Grezda në prezantim me drejtorin sportiv, Abilaliaj

Eros Grezda është sulmuesi më i ri i Partizanit. Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë zyrtarizuar gjithçka për ish-in e Kombëtares, teksa 'blindojnë' kështu krahët e sulmit për ndeshjet në Champions League dhe Superligën e edicionit që vjen. 28-vjeçari ka gjetur akordin për një vit, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër.

"Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Eros Grezdën. Ish sulmuesi i ekipit tonë kombëtar është zyrtarisht pjesë e kampionëve të Shqipërisë. 28 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me të kuqtë, me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër sezon. Përgjatë karrierës së tij Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgoë Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg. Me ekipin tonë përfaqësues sulmuesi 28 vjeçar rregjistron 13 prezenca dhe 1 gol", njofton Partizani.

Të kuqtë vijojnë fazën përgatitore në Pogradec, teksa në mesin e korrikut do luajnë në fazën e parë të Champions League kundër BATE Borisov. Me afrimin e Grezdës, Partizani tregon nivel të lartë në merkato, duke marrë një tjetër ish-lojtar të Shqipërisë. Sulmuesi nga Gjakova do mbahet mend për kalimin e tij te Rangers dhe karrierën në Kroaci. 13 ndeshje me kuqezinjtë ka luajtur Grezda, duke shënuar një gol.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja