Zyrtare/ UEFA i beson Gjermanisë organizimin e 'Euro 2024', e kërkoi dhe Turqia

Zyrtare/ UEFA i beson Gjermanisë organizimin e 'Euro 2024', e kërkoi dhe Turqia

UEFA i beson Gjermanisë 'Euro 2024'

Gjermania ka fituar zyrtarisht të drejtën për të organizuar kampionatin Europian të futbollit "Euro 2024" . Fituesi është caktuar sot nga UEFA në Nyon të Zvicrës. Komiteti Ekzekutiv i UEFA me votat e 17 anëtarëve, vendosi që t'i japë Gjermanisë eventin më të madh futbollistik në Europë. Dy ishin vendet konkurrente për Europianin, Gjermania dhe Turqia. Këta të fundit këmbëngulën për të çuar për herë të parë në Turqi një kompeticion të këtyre përmasave. Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin hapi zarfin për të lexuar fituesin dhe lexoi emrin e Gjermanisë çka bëri që kampi gjerman të buzëqeshë, siç është momenti i entuziazmit të presidentit të federatës, Rinhard Grindel. 

Falenderoj Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s për besimin që na dha, kjo është e pabesueshme. Ky vendim është ndjenjë përgjegjësie. Ne do të bëjmë gjithçka për të përmbushur pritshmëritë e këtij kompeticioni që na është besuar. 

Presidenti i Federatës gjermane, Rinhard Grindel

Oferta gjermane ishte prej kohësh favorite për Euro 2024, por kur UEFA kualifikoi të premten e kaluar vetëm dy vende kandidate, bashkë me Turqinë, gjithçka anoi në favor të tyre. Raporti 40 faqësh i UEFA-s veçoi se nuk kishte rezerva të mëdha lidhur me ofertën e Gjermanisë për të zhvilluar kampionatin e parë Europian që nga 1988. Gjermania organizoi edhe në 2006-ën Kampionatin Botëror të Futbollit çka shënoi një përmirësim të ndjeshëm të infrastrukturës sportive.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen