Emmanuel Mensah është futbollisti më i ri i Flamurtarit në Kategorinë e Parë. 28-vjeçari nga Gana rikthehet sërish në Shqipëri, pasi më herët ka qenë pjesë e Laçit dhe Partizanit. Fantazisti e ka mbyllur para kohe marrëveshjen me Paniliakos në Greqi dhe do jetë pjesë e vlonjatëve që kanë si objektiv ngjitjen në Superligë.
Duket se fantazisti ka qenë një dëshirë e trajnerit Marcelo Troisi, me këtë të fundit që prej disa muajsh është pjesë e Flamurtarit. Mensah veçse në rolin e fantazistit luan edhe në krahun e majtë të sulmit si edhe në majë të tij.
Mensah ka qenë pjesë e Honved në Hungari, teksa është aktivizuar edhe në klube sllovene, çeke apo edhe greke.