Zyrtare/ Flamurtari kandidat për Superligën, firmos me Vasil Shkurtaj

Zyrtare/ Flamurtari kandidat për Superligën, firmos me Vasil Shkurtaj

Vasil Shkurtaj prezantohet në Vlorë

Vasil Shkurtaj është sulmuesi më i ri i Flamurtarit në Kategorinë e Parë. Vlonjatët kanë rikthyer 31-vjeçarin në Shqipëri pas gjashtë muajve, duke e marrë nga ENAD në Qipro.

Tanimë sulmuesi do jetë një pikë e fortë për kuqezinjtë në të Parën, me synimin e klubit për një vend mes më të mirëve në futbollin shqiptar sezonin që vjen.

I lindur në Kretë, Shkurtaj është formuar në akademinë e Ajaxit në Holandë, për të vijuar më pas te Olympiacos dhe Lazio. Kontratën e parë profesioniste ai e lidhi në 2010 me Panionios, teksa ka luajtur edhe për Thrasyvoulos, Platanias, Vilaverdenes, Tondela, Roda JC, Niki Volos, Asteras Tripoli, Skoda Xanthi, AO Xanth, Aris Limasol, Kukësi, Luftëtari, JX Beidamen, Laçi e ENAD.

Një "mal" me skuadra në karrierë për sulmuesin, që me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë ka zhvilluar 13 ndeshje dhe ka shënuar dy gola. Kujtojmë se pjesë e vlonjatëve është edhe Idriz Batha.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka