ZYRTARE/ Flamurtari merr ish-mesfushorin e Superligës, Kukësi largon 31-vjeçarin

ZYRTARE/ Flamurtari merr ish-mesfushorin e Superligës, Kukësi largon 31-vjeçarin

Fabjan Beqja

Flamurtari ka hyrë në merkato dhe sot ka prezantuar zyrtarisht afrimin e Fabjan Beqja. Mbrojtësi që luan edhe si mesfushor i djathtë ka lënë Gjilanin pas dy sezonesh dhe rikthehet të luajë në Shqipëri. 28-vjeçari më herët ka qenë pjesë e Teutës dhe Besës në Shqipëri, ndërsa kriza financiare e kosovarëve ka bërë që Beqja të gjejë strehë në Kategorinë e Parë. Vlonjatët janë një ndër skuadrat pretendente për t'u ngjitur në Superligë, teksa paraqitjet e mira e mbajnë në vendin e dytë.

Nga ana tjetër, Kukësi ka njoftuar se Edwin Gyasi nuk është më pjesë e klubit. Arritja e dakordësisë mes dy palëve ka sjellë edhe shkëputjen e kontratës të lidhur gjashtë muaj më parë. Tanimë klubi i Superligës do duhet të hyjë në merkato për emrat e rinj.

"FK Kukësi njofton se futbollisti Edwin Gyasi nuk është më pjesë e ekipit tonë. Palët kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit. Klubi i Kukësit e falënderon Gyasin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij", njoftojnë verilindorët.

Edwin Gyasi
 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja