Zyrtare/ Ja tre akuzat e ngritura nga SPAK për Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashi! Çfarë parashikon Kodi Penal dhe dënimet

Zyrtare/ Ja tre akuzat e ngritura nga SPAK për Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashi! Çfarë parashikon Kodi Penal dhe dënimet

Mësohen akuzat zyrtare të ngritura nga SPAK që rëndojnë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi.

Sali Berisha - akuzohet për “Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal

Jamarbër Malltezi – Akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkepunim me Fatmir Bektashin  neni 287 i K.Penal;Fatmir Bektashi – akuzohet për Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezin. 

Çfarë parashikon neni 260 i Kodit Penal 

Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë 

(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 23; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48) 

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.

Çfarë parashikon neni 287 i Kodit Penal

Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale 

(Ndryshuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 8; shtuar shkronja “dh” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 24; ndryshuar shkronja “a” e pikës 1, shfuqizuar shkronja “ç” me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 24; ndryshuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 37; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48)

Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet:

a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale 

b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale 

c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale

ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave 

d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale 

dh) këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër; - dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet me burgim .

Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe kur:

a) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer nga një person që nuk mund të merret si i pandehur ose që nuk mund të dënohet

b) ndjekja penale për veprën, produktet e së cilës pastrohen, është parashkruar ose amnistuar

c) personi që kryen pastrimin e produkteve është i njëjtë me personin që ka kryer veprën, nga e cila kanë rrjedhur produktet

ç) për veprën penale, nga e cila kanë ardhur produktet, nuk është filluar asnjëherë çështja penale apo nuk është dhënë një dënim me vendim penal të formës së prerë

d) vepra penale, produktet e së cilës pastrohen, është kryer nga një person, pavarësisht shtetësisë së tij, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe është njëkohësisht e dënueshme, si në shtetin e huaj, ashtu edhe në Republikën e Shqipërisë. Dijenia dhe qëllimi, sipas paragrafit të parë të këtij neni, nxirren nga rrethana fakti objektive.

Çfarë parashikon neni 25 i Kodit Penal

Kuptimi i bashkëpunimit
Neni 25 Kuptimi i bashkëpunimit Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre.

S.G/S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025