50 të arrestuar për protestën e dhunshme, hetohen Strazimiri, Noka dhe Gazmend Bardhi

50 të arrestuar për protestën e dhunshme, hetohen Strazimiri, Noka dhe Gazmend Bardhi

Policia e Shtetit jep shifrat zyrtare te përsonave të arrestuar pas protestës së dhunshme të opozitës dje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:16
18 policë të plagosur nga dhuna në protestë, lëndohen edhe 12 persona të tjerë, protestues, kalimtarë të rastit dhe punonjës të medias


18 punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur pas akteve të dhunës që shpërtheu në protestën e opoiztës gjatë mbrëmjes së djeshme. Gjithashtu të plagosur kanë mbetur edhe 12 persona të tjerë. 
Konkretisht në QSUT janë paraqitur 4 efektive policë, 5 protestues dhe 1 kalimtarë. Ndërsa në spitalin e Traumës në Tiranë janë paraqitur të plagosur 14 policë, 4 protestues dhe 1 operator. 

Shifrat zyrtare i ka bërë publike ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku deklarojnë se gjatë protestës së djeshme rreth 30 persona janë transportuar me autoambulanca drejt Urgjencës.

Të lënduarit kanë marrë trajtimin mjeksorë të nevojshëm ndërsa njoftohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i plotë i ministrisë së Shëndetësis:

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët, se gatishmëria e ekipeve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës mjekësore dhe spitaleve, gjatë dhe pas protestës së opozitës, e cila u shoqërua me akte dhune, ishte maksimale. Policët dhe qytetarët e lënduar kanë marrë në kohë rekord shërbimin e nevojshëm mjekësor, nga ana e personelit mjekësor, qoftë në vendngjarje, qoftë në mjediset spitalore.

Gjatë protestës së djeshme, 30 persona janë transportuar me autoambulancat dhe ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, nga të cilët 18 punonjës policie dhe 12 protestues, kalimtarë të rastit dhe punonjës të medias, kryesisht të lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe bombave molotov. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në spitalin universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare, “Nënë Tereza”.  Gjendja e të lënduarve paraqitet e mirë dhe pjesa më e madhe e tyre kanë lënë spitalin."

Ora 13:01
50 të arrestuar për protestën e dhunshme, hetohen Strazimiri, Noka dhe Gazmend Bardhi

50 persona janë arrestuar pas protestës së dhunshme të opozitës dje para kryeministrisë, Parlamentit dhe drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ndërkohë në total janë 84 persona të proceduar, mes të cilëve ish-deputetët Gent Strazimiri, Flamur Noka dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi.

Ndaj të arrestuarve, pas provave filmike të policisë, hjanë ngritur akuzat per kryerjen e veprave penale “Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik”, “Goditje per shkak te detyres” “Prishja e qetesise publike”, “Shkaterrimit te prones me zjarr” dhe "Shkelja e rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive”.

Njoftimi i Policisë

Tiranë - 84 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, 50 ndër ta, të arrestuar.

Në datë 11 Maj 2019, rreth orës 18:30 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin” Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë e vijuan në rrugën “George W. Bush”, përballë institucionit të Parlamentit të Shqipërisë.

Më pas tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, këtu pa marrë leje në organet kompetente.

Gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas në rrugën “George W. Bush” si dhe tek Drejtoria Vendore e Policisë, pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarre, tymuese dhe sidomos tek Kryeministria e Parlamenti me bomba molotov punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov kanë mbetur të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.

Në të gjitha ambientet e përmendura protestuesit si pasojë e përdorimit të bombave molotov, fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme si tek dyert dhe ambjentet e Kryeministrisë, të selisë së Kuvendit, tek selia e seancave parlamentare, tek dyert e Ministrisë së Brendshme, kane thyer e shkaterruar ambientet e disa subjekteve private e publike, si dhe tek godina e Kryeministrise kane hedhur bojë ne pjesen e murit nga ana e Bulevardit.

Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 50 persona, per kryerjen e veprave penale “Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik”, “Goditje per shkak te detyres” “Prishja e qetesise publike”, “Shkaterrimit te prones me zjarr” dhe "Shkelja e rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive”.

Janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” 3 shtetasit G.B., F.N. e G.S., banues në Tiranë.

Janë proceduar gjithashtu në gjendje të lirë edhe 31 persona për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.

Materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana: 12/05/2019 14:05

    Se kuptoj si rrin policete pa skafanta broce.

    Përgjigju
  • redi: 12/05/2019 13:39

    Kemi 30 vjet me nje shtet pa kollone dhe mos zvatues i ligjit per politikanet e dhunshem.Arrestohen militante dhunues dhe lehen te lire politikan te dhunshem.Nga kush ka frike drejtesia te veproj? Ne rast se jeni frikacake prokuror dhe gjykates te denoni bandit qe i vene zjarrin shtetit jepni doreheqe se ka qindra te tjere qe e duan shtetin dhe ligjin

    Përgjigju
  • Ilir: 12/05/2019 13:15

    Cfare farse,qeveri dhe opozite qesharake. Duket qartazi qe jane bere bashke, arrestohet ai qe ben dhunen. Po ato qe thirren njerezit deri aty dhe bene thirrjet e dhunes? Shqiperise i duhet ne klase e re, duhet te largohen keto mekatare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen