Zyrtare/ Juventus akord me Chelsea-n, Sarri nënshkruan për 3 vite me 'zonjën e vjetër'

Zyrtare/ Juventus akord me Chelsea-n, Sarri nënshkruan për 3 vite me 'zonjën e vjetër'

Ajo që është përfolur gjithë këto ditë tashmë është zyrtare. Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit, i cili zëvendëson Masimiliano Allegri-n i larguar në fund të sezonit. Lajmi është konfirmuar nga të dy klubet, Chelsea dhe Juventus, të cilët sipas mediave kanë rënë dakord për akordin si pasojë e shumës 8 mln euro të paguar nga ‘zonja e vjetër’.

Për ndërprerjen e kontratës 2 vite para afatit si dhe për largimin nga klubi, Chelsea ka shkruar se ishte dëshira e teknikut italian për t’u larguar. Sipas londinezëve Sarri dëshironte të rikthehej për të trajnuar në Itali dhe si rrjedhojë për t’i qëndruar pranë familjes.

Chelsea më tej nuk lë pa falenderuar trajnerin italian, për të cilin thotë se kishte merita të mëdha në fitimin e Europa League, arritjen e vendit të tretë në ‘premier league’, si dhe arritjen e një tjetër finaleje.

Ndërkohë Juventus është mjaftuar duke lajmëruar se ‘Sarri do të jetë trajneri i ardhshëm i bardhezinjve’. Një lajm i cili sipas të gjitha gjasave nuk do të pritet mirë nga tifozët e zonjës, të cilët fillimisht e kanë bërë të qartë se nuk e preferonin italian, ndërsa nga ana tjetër mbanin shpresë për nënshkrimin me Pep Guardiolën.

Juventus me Sarrin ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, deri më 30 qershor të 2022, me qëllimin për të arritur fitimin e ‘Champions League’.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë