Juventusi ka bërë lëvizje në merkaton hyrëse dhe dalëse. Bardhezinjtë kanë ndarë rrugët me ish-kapitenin Danilo pas pesë viteve e gjysmë në ekip, teksa kanë afruar nga Chelsea në huazim mbrojtësin portugez Renato Veiga.
Danilo
Prishja konsensuale e kontratës është zyrtare. 213 paraqitje me fanellën bardhezi, nëntë gola, një titull, një Superkupë Italiane dhe dy Kupa të Italisë, e fundit e ngritur si kapiten në Romë majin e kaluar. Danilo ka qenë gjithmonë një shembull profesionalizmi dhe përkushtimi, që nga debutimi i tij me një gol kundër Napolit më 31 gusht 2019, deri në ndeshjen e tij të fundit të luajtur bardhezi, kundër Venezias, më 14 dhjetor 2024.
Renato Veiga
Juventusi ka nënshkruar zyrtarisht me Renato Veiga në formë huazimi nga Chelsea deri në fund të sezonit me një kosto prej 4 milionë eurosh plus bonuset. Chelsea pagoi 14 milionë euro për të blerë Veigën nga FC Basel në korrik 2024 dhe ai zhvilloi 18 paraqitje këtë sezon, ku shënoi dy gola dhe dha një asistim, të dyja në Ligën e Konferencës.
I dalë nga moshat e Sportingut të Lisbonës, 21-vjeçari ka qenë pjesë edhe e Augsburg në Bundesligë. Veiga luan në qendër të mbrojtjes dhe në të majtë të këtij reparti.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.8%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lazio surprizon Elseid Hysajn, e fut në listën e sezonit të Serie A
5 Shkurt, 14:58
-
Zyrtare/ Mërgim Vojvoda largohet nga Torino, firmos me Comon e Fabregas
4 Shkurt, 13:48
-
Galatasaray kërkon Ardian Ismajlin
4 Shkurt, 12:15
-
Serie A/ Milani s’përmbahet, tetë lëvizje në ditën e fundit të merkatos
4 Shkurt, 10:40
-
VIDEO/ Hysaj asiston, Lazio fiton! Mbrojtësi i Kombëtares lë fushën i dëmtuar
4 Shkurt, 08:36
-
GOLAT/ Milan dhe Inter barazojnë 1-1 në derbi, Juventusi kalon Empolin! Roma ndal Napolin në Serie A
2 Shkurt, 15:25
-
Milani dy fitore radhazi në derbi, Inzaghi kërkon 'hakmarrje': Doja një kalendar ndryshe, Calhanoglu është rikthyer
1 Shkurt, 13:29
-
E kryer/ Milani gjen akordin me Feyenoord, Gimenez nesër vizitat mjekësore! Ndjek derbin kundër Interit në 'San Siro'
1 Shkurt, 10:06
-
VIDEO/ Lecce përmbys Parmën me Ramadanin në fushë, sukses për Werder Bremen! Vallecano fiton derbin e vogël të Madridit
1 Shkurt, 09:40
-
Derbi i Madoninës elektrizon fundjavën, e diel spektakolare në Serie A
31 Janar, 19:32
-
E papritur në fundin e merkatos, Indrit Tuci pranë kalimit në Serie A
31 Janar, 11:59
-
Klubi i Premier League kërkon Asllanin, Interi vendos për mesfushorin shqiptar
31 Janar, 10:03