UEFA ka vendosur te përjashtojë Juventusin për një vit nga Kupat e Evropës për shkak te parregullsive me bilancet financiare. Dhoma e kontrollit të Fair Play Financiar e ka gjykuar fajtore klubin italian ashtu si edhe gjykata e CONI-t dhe për rrjedhoje sezonin që nis Juventusi nuk do të marrë pjesë në Conference League pavarësisht se e mbylli ne vendin e 7 në kampionat
Vendin e Juventusit do ta zërë Fiorentina, ndërsa për te njëjtën arsye rreth 3 muaj më parë Juventusit iu hoqën 10 pikë në kampionat
Juventusi gjithashtu është gjobitur me 20 milionë euro, 10 prej të cilave duhet ti paguajë menjëherë ndërsa pjesën tjetër në bazë të performancës ekonomike që percaktohet nga fair play financiar
Për këtë dënim Juventusi ka rënë dakord verbalisht me uefan dhe ka kërkuar që të jepet sa me shpejt, pasi klubi italian e vlerëson se nuk humbet shume duke u përjashtuar nga conference league, ndryshe nga çfarë mund te ndodhte në një sezon tjetër kur të ishte në Champions League