Mario Gjata është sulmuesi më i ri i Egnatias në Superligë. Kryesuesit e renditjes i kanë besuar 23-vjeçarit, që mbylli gjashtë muaj me Apoloninë. I dalë nga moshat e fierakëve, Gjata para dy sezonesh ishte pjesë e Dinamos, por një dëmtim bëri që ai mos luante shumë me Blutë.
"Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me sulmuesin Mario Gjata për 2 sezone e gjysmë", njofton klubi rrogozhinas.
Edhe pse Teuta e kishte në ekip, durrsakët nuk i besuan dhe ai luajti gjashtë muajt e fundit me Apoloninë në Kategorinë e Parë. Larg dëmtimit dhe në formë të mirë, Gjata tanimë është pjesë e kryesuesve të Superligës.

Vdekja e Dwamenas, apo edhe largimi i Iskandarli kanë bërë që rrogozhinasit të futen në merkato, duke gjetur akordin për dy vite e gjysmë me 23-vjeçarin që ka qenë edhe kapiten i Shqipërisë U-21.
Komente

