Zyrtare/ Mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli firmos me Egnatian

Zyrtare/ Mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli firmos me Egnatian

Frederik Veseli prezantohet te Egnatia

Kampionët e Shqipërisë, Egnatia kanë bërë një afrim të bujshëm në ekip duke firmosur me mbrojtësin e Kombëtares Frederik Veseli deri në vitin 2026.

31-vjeçari mbylli kontratën me Karagumruk në Turqi dhe prej disa muajsh ka qenë lojtar i lirë, ndërsa mes ofertave nga Dinamo dhe Egnatia në Superligë, zgjodhi kampionët rrogozhinas.

44 ndeshje me Kombëtaren për Veselin, që tani vjen të provojë futbollin në Shqipëri. I dalë nga moshat e Manchester City, ai luajti me ekipin e parë të "Qytetarëve" dhe më pas kaloi te Manchester United në sezonin 2012-13. Më pas karriera e tij vijoi në klube si Ipsuich, Port Vale, Lugano, Empoli, Le Mans, Salernitana apo edhe Benevento.

"Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederic Veseli. I formuar tek Manchester United 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës. Presidenti Agim Demrozi ka falenderuar Federic Veselin që besoj në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij", njofton klubi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:19
Kaloi nga Manchester City te Man. United, njihuni me Frederik Veselin! 12 klube në karrierë, sot firmosi me Egnatian


Frederik Veseli ka luajtur 44 ndeshje me Kombëtaren. Paraditen e 15 tetorit 2024 mbrojtësi ka firmosur me Egnatian duke u prezantuar te kampionët e Shqipërisë në futboll.

Shumëkush mund të jetë habitur nga vendimi i Veselit dhe jo pa të drejtë. Nëse shohim karrierën e tij, fillimet kanë qenë brilante. I lindur në Zvicër, ai spikati te Team Vaud dhe u bë pjesë e moshave të Manchester City në vitin 2011 duke ia dalë të jetë pjesë edhe e ekipit të parë.

Janari i 2012 e pa Veselin në një kalim të bujshëm, nga Man. City te rivalët e qytetit, Man. United. Një vit e gjysmë dhe nën mbikqyrjen e Ferguson, Veseli nuk la gjurmë dhe më pas gjeti hapësira te Ipsuich dhe Bury në huazim.

Karriera e tij më pas vijoi me Port Valen, Luganon, Empolin, Le Mans, Salernitanën, Beneventon dhe Karagumruk, para se të kalonte te Egnatia në Rrogozhinë me një përvojë më shumë se të pasur.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë