Zyrtare/ Napoli firmos me talentin shqiptar të Italisë, përfiton edhe Juventusi

Zyrtare/ Napoli firmos me talentin shqiptar të Italisë, përfiton edhe Juventusi

Luis Hasa

Napoli ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me mesfushorin-sulmues 21-vjeçar, Luis Hasa, me një transferim të përhershëm nga Leçe. Juventusi do të marrë gjithashtu një bonus shtesë si pjesë e marrëveshjes, duke qenë se djaloshi shqiptar ka dalë nga moshat e "Zonjës".

Siç është zakon me transferimet e Napolit, presidenti i klubit Aurelio De Laurentiss ishte i pari që dha lajmin zyrtar në rrjetet sociale, me një postim ku thjesht shkruhej: 'Mirë se erdhe Luis!'.

Besohet se Napoli ka paguar te Leçe 500 mijë euro për të marrë talentin që bën pjesë te Italia U-21. Juventusi kishte një klauzolë shitjeje prej 30%, kështu që bardhezinjtë kanë marrë gjithashtu një tarifë prej 150 mijë eurosh, sipas raporteve të fundit.

Hasa bëhet kështu nënshkrimi i dytë i Napolit në këtë afat kalimtar, pas marrëveshjes me Simone Scuffet, portieri i cili do mbërrijë në huazim nga Cagliari.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 7 Shkurt, 09:13

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?



×

Lajmi i fundit

Lajme të këqija nga Anglia, Armando Broja humbet Kombëtaren

Lajme të këqija nga Anglia, Armando Broja humbet Kombëtaren