SUHAREKË - Orges Shehi është trajneri i ri i FC Ballkanit në Superligën e Kosovës. 47-vjeçari nga Durrësi zëvendëson në stol Artim Pollozhanin, i dorëhequr pas eliminimit nga Kupa e Kosovës.
Shehi e ka përvojën e parë jashtë Shqipërisë, duke firmosur në një klub që vitet e fundit ka shkruar historinë në Kosovë edhe në garat evropiane. Duket se drejtuesit nga Suhareka i kanë besuar një emri të sprovuar si Shehi, me këtë të fundit që shpreson të ndjekë gjurmët e Ilir Dajës, trajnerit që fitoi pesë tituj me Ballkanin nga 2022-24, mes të cilëve tre herë titullin kampion radhazi.
Për t'u theksuar se pas 5 gushtit Orges Shehi ishte trajner i lirë pas largimit nga Partizani. Veç "Demave të Kuq" ai ka drejtuar nga stoli edhe Skënderbeun, Kukësin dhe Tiranën, ku me bardheblutë u shpall kampion i kampionatit dhe Superkupës.
"Me kënaqësi ju njoftojmë emërimin e trajnerit të ri të skuadrës, Orges Shehi.
Shehi, një emër i njohur në futbollin shqiptar, sjell me vete përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të çuar përpara sukseset e klubit tonë.
FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës". njofton FC Ballkani.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
21.3%
-
Jo
72.9%
-
Nuk kam mendim
5.8%
Vota total: 155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Barazimi në Vlorë, Orges Shehi: E kishim parashikuar rrezikun! Ribaj: Duhet të fitonim, Trashi e shkuara e Flamurtarit
4 Prill, 11:42
-
Kosovë/ Presidentes Vjosa Osmani i përfundon mandati, i dorëzon sot detyrën kryeparlamentares Haxhiu
4 Prill, 09:02
-
Punonjësja e OSBE-së spiune në Kosovë, prokuroria: I dha Serbisë të dhëna sensitive
3 Prill, 16:56
-
Ministri Salla në Kosovë: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e sektorit bujqësor
3 Prill, 12:27
-
Sot Flamurtari - KF Tirana për mbijetesën, Idrizi akordon premion e majme! Shehi i bardhebluve: Një nga shtatë finalet që na kanë mbetur
3 Prill, 10:42
-
Eksodi i 1999-ës, LDK-ja propozon ngritjen e një memoriali në Prizren për solidaritetin e Kukësit
2 Prill, 11:07
-
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së, seanca në Hagë shtyhet në 14 prill
1 Prill, 21:04
-
Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës, ende asnjë konsensus mes partive politike për një emër
1 Prill, 18:02
-
Kosovë/ S'ka lëvizje drejt konsensusit për çështjen e Presidentit, pavarësisht afatit të vendosur nga Kushtetuesja
1 Prill, 17:10
-
VIDEO/ Juventusi bashkon Edon Zhegrovën me Kenan Yildiz, turku ngushëllon shokun e skuadrës në 'Fadil Vokrri'
1 Prill, 13:23
-
I shkuan një hap larg Kupës së Botës, presidentja Vjosa Osmani dekoron përfaqësuesen e Kosovës në futboll
1 Prill, 10:26
-
S'ka Botëror për Kosovën, 'Dardanët' mposhten 0-1 nga Turqia në Prishtinë! Miqtë në fazën e grupeve pas 24 vitesh
31 Mars, 15:55