Endri Zenelaj është futbollisti më i ri i Empolit. Shqiptari polivalent luan në mesin e fushës dhe në mbrojtje, teksa do jetë pjesë te të rinjtë e Empolit në Serie A.
19-vjeçari ka gjashtë muaj kohë për të bindur drejtuesit, me Empolin që do vendosë nëse do aktivizojë të drejtën e blerjes përfundimtare nga Fidelis Andria. I lindur në 2003, Zenelaj është pjesë e Shqipërisë U-19 dhe ka luajtur në pesë takime me kuqezinjtë.
I dalë nga moshat e Ascolit, Zenelaj ka luajtur edhe me të rinjtë e Genoas dhe Sassuolos, teksa tani kalon në një klub që i jep përparësi të rinjve. Nedim Bajrami apo Kristjan Asllani janë shembujt konkret të suksesit, dalë nga Empoli.
Pikërisht Nedim Bajrami është futbollisti që pritet të largohet nga Empoli, me Zenelaj që ka mundësinë të tregojë aftësitë e tij për të fituar një kontratë profesionisti.