Agim Ibraimi është drejtori i ri sportiv i Partizanit. 37-vjeçari pasi e mbylli me futbollin e luajtur e mbajti postin e ri te Tirana nga korriku i 2024 deri në qershorin e vitit 2025. Tanimë nga bardheblutë ai kalon te rivalët e Partizanit me synimin për të përforcuar "Demat e Kuq" në merkato.

" FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Agim Ibraimin. 37 vjeçari nga Tetova do të jetë pjesë e organikës së klubit, teksa është emëruar në postin e drejtorit sportiv. Ibraimi është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës.", bën me dije klubi i kuq.

Partizani prej 4 tetorit të vitit të shkuar ka qenë pa drejtor sportiv, pasi Arbër Abilaliaj u dorëhoq dhe bashkë me të klubi shkarkoi edhe trajnerin Mladen Milinkovic.

Tanimë Partizani i beson postin një emri jo të panjohur në sportiv shqiptar, pasi Ibraimi si futbollist ka qenë pjesë e klubeve të Shkëndijës, NK Olimpija, NK Maribor, Astana, Domzale apo edhe Kukësi e Dinamo në Superligën shqiptare.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 7 Janar, 22:17

    Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?