Zyrtare, Palermo dënohet me rrëzim në Serie C

Zyrtare, Palermo dënohet me rrëzim në Serie C

Ajo që u përfol në media tashmë ka marrë formë zyrtare.

Edhe pse e mbylli sezonin në vendin e 3-të të Serie B, Palermo jo vetëm që nuk do të marrë pjesë në play-offin për t’u ngjitur në Serie A, por sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie C. Ky ishte vendimi i Gjykatës Federale Kombëtare (FIGC), e cila ka hedhur poshtë çdo kontestim të Palemros dhe përfaqësuesve të saj. Dënimi ekzakt është vendi i fundit në Serinë B dhe rrjedhimisht rënia në C. Nga dënimi i Palermos përfitojnë skuadrat e tjera me Perugian që shkon në play-off, Venzian që shpëton direkt dhe Foggian që mbetet në lojë për mbijetesë pasi do të luajë në play-out me Salernitanën.Shkak është bërë falsifikimi i dokumentave financiare, në periudhën 2014-2017 nga krerët e klubit siçilian duke nisur nga ish-presidenti Mauricio Zamparini.Siç raporton “Il Gornale di Sicilia”,  klubi do të ketë 48 orë kohë të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila do të vendosë brenda 10 ditëve.

Do të jetë shumë e vështirë që të ndërmerret një lehtësim i dënimit. Ndërkohë krerët e klubit dhe studioja ligjore pretendojnë t’i zbresin ekipit vetëm 15 pikë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja