Zyrtare/ Paraqitje e shkëlqyer, Juventus rinovon me portierin Perin

Zyrtare/ Paraqitje e shkëlqyer, Juventus rinovon me portierin Perin

Mattia Perin

Juventusi ka njoftuar rinovimin e kontratës me portierin Mattia Perin. “Gardiani” italian ka firmosur zgjatjen e bashkëpunimit deri më 30 qershor 2027. 31-vjeçari u bashkua me Juventusin në vitin 2018, pasi spikati me paraqitjet e tij te skuadra e Genoas.

"Rinovimi i kontratës sime? Po flas me klubin dhe ka dëshirë për të vazhduar nga të dyja palët. Jam shumë i lumtur. Do të ketë lajme në ditët në vijim", tha Mattia Perin në prag të Champions League ndeshje kundër Shtutgartit. Njoftimi për rinovimin erdhi një ditë pas ndeshjes ndaj gjermanëve, në të cilën portieri i Juventusit u zgjodh “Lojtari më i mirë i ndeshjes” falë penalltisë së pritur dhe ndërhyrjeve të tjera, paçka se bardhezinjtë e pësuan 0-1 në fund.

 “Tani është zyrtare: Mattia Perin do të vazhdojë aventurën me Juventusin deri më 30 qershor 2027”, thuhet në deklaratën e klubit të Juventusit. Kontrata e tij aktuale skadonte në qershor 2025.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?



×

Lajmi i fundit

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja, horoskopi për sot

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja, horoskopi për sot