Zyrtare/ Pjesë e Olympiacos dhe Nottingham, Egnatia prezanton ish-mbrojtësin e Kombëtares kuqezi

Zyrtare/ Pjesë e Olympiacos dhe Nottingham, Egnatia prezanton ish-mbrojtësin e Kombëtares kuqezi

Presidenti Demrozi prezanton Rezart Ramën

Kryesuesit e Superligës, Egnatia ka nënshkruar për dy sezone e gjysmë me mbrojtësin Rezart Rama. 23-vjeçari ka dalë nga akademia e Olympiacos në Greqi, teka ka luajtur edhe për moshat e Nottingham. Veç saj, ai është aktivizuar në Angli me Truro City, teksa vjen në Shqipëri nga Kanadaja ku për dy sezone ishte pjesë e Forge FC.

"Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë për 2 sezone e gjysmë me mbrojtësin 23-vjeçar Rezart Rama. Mbrojtësi vjen tek klubi ynë pas aventurës në Canada tek Forge FC, Rama ka qenë dhe pjesë e kombëtares U-20 në disa ndeshje", thuhet në njoftim.

Mbrojtësi që luan në krahun e djathtë edhe në qendër ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë dhe është aktivizuar edhe për U-20. Duket se Egnatia është duke rritur stekën dhe afruar emra të spikatur.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore