Zyrtare: Presioni i UEFA-s dhe dënimi, Juventusi heq dorë nga projekti 'Superligë'

Zyrtare: Presioni i UEFA-s dhe dënimi, Juventusi heq dorë nga projekti 'Superligë'

Stadiumi i Juventusit

Juventusi nuk është më një nga "tre rebelët" e Europës dhe duket se i është bindur UEFA-s. Me një njoftim për shtyp në faqen zyrtare, klubi i Juventusit bëri të ditur se kishte filluar procedurën për daljen nga "Projekti Superliga", por duke specifikuar gjithashtu se "tërheqja ka sjellë efektet e saj, me pëlqimin paraprak të Real Madrid, FC Barcelona dhe klubeve e tjera të përfshira”.

"Pas njoftimit për shtyp të datës 6 qershor 2023, me të cilin Juventusi njoftoi se kishte filluar një diskutim me Real Madridin dhe Barcelona (klubet që nuk kishin shpallur synimin e tyre për t’u larguar nga projekti i Superligës deri atëherë) në lidhje me vendimin e propozuar nga Juventusi për të dalë nga Projekti i Superligës, bëhet e ditur: Pas këtyre diskutimeve Juventus konfirmon se ka nisur procedurën e daljes nga projekti i sipërpërmendur, duke kujtuar se, në zbatim të dispozitave kontraktuale në fuqi, me pëlqimin e Realit dhe Barcelonës por edhe të klubeve të tjera", njoftojnë mes të tjerash bardhezinjtë.

Kujtojmë se bardhezinjtë presin një dënim nga UEFA pas bilanceve tatimore jo të rregullta, teksa kërkojnë një marrëveshje që do i nxirrte ata jashtë Conference League sezonin që vjen, për t'u mbyllur me kaq historia e dënimit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 14/07/2023 09:56

    UEFA DO TE BENTE MIRE TI PERJASHTONTE NJE HERE E PERGJITHMONE KETO HAJDUTET E FUTBOLLIT ITALIAN...RUBENTUS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, në pranga tutori nga Venezuela, shfrytëzonte për prostitucion dy djem, 19 dhe 31 vjeç (EMRAT)

Tiranë, në pranga tutori nga Venezuela, shfrytëzonte për prostitucion dy djem, 19 dhe 31 vjeç (EMRAT)