Zyrtare, protesta e PD shtyn
derbin Tirana-Partizani

Zyrtare, protesta e PD shtyn<br />derbin Tirana-Partizani
Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit nuk do të zhvillohet ditën e enjte në orën 19:00 ashtu sikur ishte planifikuar më parë. Policia e Tiranës ka konfirmuar për gazetën “Shqiptarja.com” se sot do të njoftohet zyrtarisht ekipi i futbollit të Tiranës se mbarëvajtja e ndeshjes nuk mund të sigurohet nga policia për shkak të protestës që ka lajmëruar për të organizuar Partia Demokratike ditën e enjte.

“Interesimi për ndeshjen Tirana-Partizani është tejet i madh dhe gatishmëria duhet të jetë e lartë. Por për shkak se ditën e enjte do të zhvillohet edhe protesta e PD do të kërkojmë që sida të shtyhet për një tjetër datë” sipas Policisë së Tiranës. Kjo ka bërë që derbi i kryeqytetit të ndodhet sërish në udhëkryq. Pas shtyrjes për shkak të terrenit të papërshtatshëm të stadiumit “Qemal Stafa” këtë herë është politika, pasi PD vendosi që ditën e derbit të organizojë protestën.

TIRANA KUNDËR

Edhe pse ende nuk e kishin marrë njoftimin zyrtarisht për shtyrjen e zhvillimit të ndeshjes, klubi i futbollit të Tiranës përmes një komunikate në Facebook deklaron se ndeshja nuk do të zhvendoset. “Lajmet për anulimin e ndeshjes Tirana - Partizani nga Policia nuk kanë përmbajtje zyrtare. Tirana si organizatorë e ndeshjes së 12 marsit po merr të gjitha masat që ky takim të zhvillohet normalisht.

Konform të gjitha rregullave, duke bashkëpunuar me të gjithë palët, klubi po përgatit këtë takim që është përcaktuar të luhet të enjten, në orën 19:00, në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Tirana po printon për herë të dytë biletat për derbin, përgatit të gjitha detajet e nevojshme për mbarëvajtjen e një evenimenti futbollistik, pasi kjo përballje nuk është vetëm një ndeshje që zgjat 90-minuta. Tirana - Partizani është një vlerë thelbësore për futbollin shqiptar.

Tifozëria e kryeqytetit e meriton këtë ndeshje në kryeqytet dhe ka treguar se atmosfera e krijuar është gjithmonë fantastike”. E ndërsa diskutimit për orarin dhe ditën vazhdojnë, ekipi nis përgatitjet për sfidën me të kuqtë pas fitores me Kukësin.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni