Tanimë është zyrtare, Redon Xhixha është rikthyer pas tre vitesh te Tirana. Bardheblutë që po vuajnë këtë sezon në Superligë dhe mbajnë vendin e fundit, kanë prezantuar një nga goditjet më të bujshme të janarit. Xhixha, 27-vjeçar, rigjen fanellën bardheblu tre vite pas largimit te Qarabag dhe përvojës te CR Belouizdad në Algjeri. Kontrata e nënshkruar është pesë mujore, me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Në 55 ndeshje me Tiranën në Superligë, Xhixha ka shënuar 32 gola dhe asistuar në shtatë raste, teksa ka qenë një nga futbollistët më të dashur për tifozët. Këtë sezon me klubin algjerian ai ka luajtur në vetëm pesë takime, ndërsa kalimi te CR Belouizdad duket se rezultoi një hap fals për të.
Xhixha ka luajtur edhe dy ndeshje me Kombëtaren A të Shqipërisë, teksa interesi për të ka qenë i madh edhe nga disa klube të tjera shqiptare, por në fund sulmuesi i lindur në Laç zgjodhi të rikthehej te Tirana, për të rikthyer golat dhe fitoret. Xhixha me Tiranën u shpall kampion i Shqipërisë në sezonin 2021-22, ndërsa në sezonin 2022-23 fitoi Superkupën.
"Historia e thirri dhe ai u përgjigj", shkruan ndër të tjera KF Tirana në prezantim.
Ky është afrimi i pestë për Tiranën në këtë merkato janari. Më parë bardheblutë kanë prezantuar edhe Emmanuel Ernest, Patrik Myslovic, Johan Enrique Cortes Alfaro dhe Freddy Antonio Alvarez Rodriguez.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.7%
-
Të gabuar
36.2%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1574
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Disiplina e FSHF-së me dy standarde, si 'u falën' KF Tirana e Vora dhe dënimi shembullor për Egnatian
18 Mars, 13:40
-
Arrestohet shoferi i autobotit të UKT-së që përplasi për vdekje 72-vjeçaren në Tiranë
18 Mars, 12:45
-
Në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohen 2 persona në Tiranë! Në pranga edhe një tjetër për vjedhje
18 Mars, 12:37
-
Disiplina 'masakron' Egnatian, i pezullon për 6 muaj trajnerin Edlir Tetova! Kapiteni Aleksi mungon për 5 ndeshje, dënime edhe për shtatë zyrtarët e kampionëve
18 Mars, 11:12
-
U kap me tritol e municion në Shëngjergj, 46-vjeçari e pranon: Më duheshin para, nuk e njoh porositësin
18 Mars, 10:50
-
Skandali me 104 tonë misër serb me aflatoksinë, Modi shpk dëmtoi shenjën e bllokimit dhe i nxori në treg! Nën hetim edhe 10 inspektorë
17 Mars, 15:25
-
Editoriali i përbashkët me Vuçiç, ministrja e qeverisë Kurti kritikon Ramën: Qytetarët e Kosovës s’kanë për t’ia falur, rruga Tiranë-Beograd duhet të kalojë në Prishtinë
17 Mars, 15:22
-
Ktheu banesën në Tiranë në call center dhe punësoi 8 turq pa leje, nis hetimi për gruan e huaj
17 Mars, 13:59
-
Përcaktohet kalendari i ‘Final 4’, të gjitha ndeshjet do të luhen në 'Air Albania'! Fituesi i Superligës së futbollit vendoset në 15 ditë
17 Mars, 12:03
-
Fëmijët me probleme kardiake, mjeku: Në Kardiokirurgjinë Pediatrike në QSUT janë operuar 1300 foshnja, është një ndërhyrje që kryhet një herë në jetë
17 Mars, 11:56
-
Qarkullimi në kaos, semaforët në zonën e Ish-parkut në Tiranë jashtë funksioni
17 Mars, 11:40
-
Tiranë/ Mjeti i UKT-së përplas për vdekje qytetaren te Bulevardi 'Gjergj Fishta'! Viktima po lëvizte me motor elektrik
17 Mars, 11:09