Zyrtare/ 'Rrufe në qiell të hapur', Partizani mbetet pa kapiten! Largohet Bruno Telushi

Zyrtare/ 'Rrufe në qiell të hapur', Partizani mbetet pa kapiten! Largohet Bruno Telushi

Bruno Telushi

Bruno Telushi nuk është më pjesë e Partizanit. Pas ndeshjes në Champions League, barazuar 1-1 me BATE Borisov për turin e I kualifikues, "Demat" mbeten pa kapiten. Duket se vlonjati nuk e ka kapërdirë qëndrimin në stol, duke dashur largimin.

"Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. Falenderojmë Bruno Telushin për kontributin e dhënë në këtë sezon, ku për një pjesë të ndeshjeve mbajti edhe shiritin e kapitenit. Klubi i uron shumë suksese Telushit në vazhdim të karrierës së tij", njofton Partizani.

32-vjeçari largohet për herë të dytë nga të kuqtë, pasi edhe më herët në 2020 la Partizanin për të kaluar te Kukësi. Mesfushori dhe klubi duket se kanë pasur "shkëndija" pas ndeshjes së fundit në Champions dhe zgjidhja më e mirë është parë largimi i tij nga ekipi.

Në karrierën e tij, Telushi ka luajtur me klube se Flamurtari, Kukësi, Egnatia, Virtus Entella, Slaven Belupo apo edhe Neftchi Baku. Palët kishin kontratë deri në verën e 2024, me të drejtë rinovimi edhe për një vit. Duket se klima në kampin e kuq është e nxehtë këtë verë, me Telushin që ka fituar dy tituj kampion me "Demat" dhe një Superkupë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

'Agim Krajka e kërkonte në grupin e tij', gazetari në SHBA tregon për Parashqevi Simakun: M'u ankua si e trajtonte bashkëshorti, doja ta ndihmoja të shkonte në Hollywood

'Agim Krajka e kërkonte në grupin e tij', gazetari në SHBA tregon për Parashqevi Simakun: M'u ankua si e trajtonte bashkëshorti, doja ta ndihmoja të shkonte në Hollywood